Busti i Pjetër Arbnorit inaguruar ditën e djeshme nga personalitetet e larta të politikës në vend, ka hapur një debat të thellë për mënyrën e realizimit.
Pas ish ministrit Ylli Manjani i cili e cilësonte të shëmtuar këtë bust që siç u shpreh ai, i duket si “lugat i ngritur nga varri”, ka reaguar edhe profesori Albert Nikolla.
“Prej te busti famëkeq i Martin Camajt, gara e shëmtisë vret një tjetër burrë të urtë, Pjetër Arbnorin! Rastësia do që të dyja viktimat e shëmtisë janë prej Shkodre!”, shkruan profesor Nikolla i cili shton se përveç shëmtisë, ky bust duket se përcjell edhe një mesazh:
“Përveç shëmtisë, duket se pa (ose me!) dashjen e autorit, është përcjellë mesazhi i Arbnorit: bani çka të doni se nuk mujta me u ndalue sa isha gjallë, jo ma tash i dekun!”