Hapësire reklamuese

Politikë

Revoltohet Myslim Murrizi: Kur thonë që duan votën e emigrantëve, më vjen t’u bëj në kokë atë që s’thuhet, këta na kanë çarë t…

Shkruar nga Newsbomb
Revoltohet Myslim Murrizi: Kur thonë që duan votën e

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqipatre, Myslim Murrizi, në një psotim në rrjetet sociale ka “shpërthyer” në akuza ndaj kryeministrit Rama, kryedemokratit Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit.

Ai thotë se këta kryetarë kanë filluar t’i tremben votës dhe garës brenda partisë, pasi u kanë kërkuar kandidatëve të mos kërkojnë vota personale por vetëm për partinë.

“Këta na kanë çarë t… që kanë mender “demokraci” të brendshme brenda partive”, shkruan Murrizi.

Kryetari i LDSH-së ka folur edhe për votën e emigrantëve, duke u shprehur se i “vjen t’u bëjë në kokë atë që s’thuhet kur dëgjon të flasin për votën e emigrantëve”.

Postimi i plotë:

HAJDUTET  E PARAVE PUBLIKE, NJEREZ TE PISTE  VEMJET  DHE SEVILET E KRYETAREVE I TREMBEN FLETES SE VOTIMIT ME EMER

Fleta e votimit duhet te jete me emer dhe jo me numer

Shqiptaret te pakten duhet tua shohin emrin atij apo asaj qe do ti besojne voten, se surratin kane qysh ne vitin 2009 qe nuk jua shohin me pas votimeve

Rame dhe Basha kane filluar ti tremben votes dhe gares brenda partise

Qe te dy kane kerkuar kandidateve te tyre qe te mos kerkojne vote per veten e tyre por te kerkojne vetem per partine, pra e thene mdryshe 152 kandidate per deputet te PS te kerkojne vote per Ramen dhe 152 te PD te kerkojne vote per Bashen

PSE KANE FRIKE NGA GARA BRENDA VETES????

Keta na kane çare t...... qe kane mender “ demokraci” te brendeshme brenda partive

Ku ka me mire se GARA mes vetes perballe votes se QYTETAREVE???

Sejcili te vij ne Kuvend sipas votave qe do te mare nga Votuesit Shqiptare

Ku jane keta qe u tallen me nismen dhe kembenguljen Time dhe te 5-6 kolegeve te mi per te arritur kete kod zgjedhor???

Ftoj lehesit e studiove te belbezojne tani a jane te hapura listat apo jo??

Po mire Rama qe mendon se i ka ne rresht dhe ushtare te tij 152 kandidatet rilindas ne liste dhe ju jep urdhera qe te punojne vetem per Ramen

Po Basha si mund te urdheroj Berishen qe te mbledhi vota per te????

Po Mediun, Shehun, Duken, Idrizin, Dulen, Ndoken dhe kandidatet e tyre si mund ti urdheroj qe te mos kerkojne vote per veten kur subjektet e tyre politike identifikohen ne keto zgjedhje vetem me votat qe marin kandidatet e tyre??

Pse kane kaq frike nga VOTA E QYTETAREVE????

Pa le kur i degjoj kur thone qe duan voten e EMOGRANTEVE qe me vjen tu bej ne koke ate qe nuk thuhet

Te tre kryetaret e tre tufave te hajduteve ( ps pd lsi) nuk e kane dashur dhe nuk e duan kurre VOTEN E EMIGRANTEVE, por kane lehur dhe lehin kot si “ qen” kazanesh sikur e duan

Partia Levizja Demokratike Shqiptare ka gare te hapur mes 153 kandidateve ne 12 Qarqe te Shqiperise

Sejcili eshte ne fushate per te kerkuar vote per P L D SH dhe per VETEN e tij apo saj

KUSH  MER 1 VOTE ME SHUME MER MANDATIN NE ÇDO QARK QE PLDSH DO TE MAR MANDAT

KUSH MER 1 VOTE ME SHUME DO TE JETE KRYETAR I PLDSH PAS DATES 25 PRILL

DEMOKRACIA  FILLON DHE MBARON TEK VOTA E QYTETAREVE

Mashtrimet, programet, denglat per ngritje rrogash, pensionesh, ulje taksash, per rruge uje drita punesim mireqenie, per lufte krimit dhe korrupsionit etj kane 30 vjet rresht qe ne 10 pale zgjedhje Shqiptaret i degjojne 30 dite ne çdo fushate nga 5 palaço te klases politike Shqiptare

ME  25  PRILL SHQIPTARET DUHET TE  VOTOJNE KUNDRA ATYRE QE JANE TALLUR DHE KANE VJEDHUR PREJ 30 VITESH SHQIPERINE

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu