Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për kreun e FSHF-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit ka bërë një thirrje për politikën, duke i kërkuar që të mos bëjnë shantazhe ndaj sportit.
“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini?
Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!”, shkruan Meta.