Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Revoltohet Kreshnik Spahiu: Nuk hapim dot facebook-un se ka shpërthyer dashuria pro Palestinës ose Izraelit, por kur vriteshin mijëra shqiptarë, ne nuk egzistonim për ata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Themeluesi i Aelancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është revoltuar me postimet e shumta të qytetarëve shqiptarë pro Palestinës ose pro Izraelit.

Ai shkruan se asnjë palestinez apo hebre nuk është solidarizuar me Shqipërinë kur vriteshin mijëra shqiptarë, madje për ta ne as nuk ekzistonim fare, teksa shton se ata nuk impresionoheshin fare për vëlezërit mysliman që i strehuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Nuk hapim dot Facebook sepse në SHQIPËRI, KOSOVË, MAQEDONI ka shpërthyer dashuria kryesisht pro Palestinës apo në disa raste pro Izraelit.

Çuditrisht kur vriteshin mijëra shqiptar, s’kishte asnjë palestinez apo hebre që të solidarizohej me dhimbjen shqiptare. Ne nuk egzistonim për ata.

Ata nuk impresionoheshin aspak as për vëllezrit musliman shqiptar dhe as për miqtë shqiptar që i kanë strehuar gjatë luftës 2 Botërore.

S’kam parë asnjë profil palstinezi në Facebook, të shkruaj për ne shqiptarët. Izralitët jo dhe jo

(P.S. Komenti është për qytetarët, jo për qeveritë e tyre)”, shkruan Spahiu.

 


Më shumë

spot_img
spot_img