Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Revoltohet gazetari: Në avionin e Lufthansës dhe Swiss nuk do dëgjohet më “Mirë se vini zonja e zotërinj”, pasi nuk identifikohet komuniteti LGBTQI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Enver Rebelli i revoltuar ka njoftuar se së shpejti në bordin e avionëve të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa dhe asaj zvicerane Swiss nuk do të dëgjohet më përshëndetja e zakonshme “Mirë se vini zonja dhe zotërinj”.

Kjo përshëndetje do të hiqet pasi nuk identifikohen disa persona që i përkasin komunitetit LGBTQI.

Kjo për shkak se disa prej tyre nuk ndihen as femra dhe as meshkuj, pra as zonja dhe as zotërinj.

Shënimi i plotë

Veshi i pasagjerit deri më tani ishte kështu i mësuar: “Zonja dhe zotërinj, mirë se vini në bordin e kompanisë ‘Swiss’. Fluturimi ynë për në Prishtinë zgjat…”. Në të ardhmen kjo përshëndetje nuk do të dëgjohet më. Ekipi i avionit do t’i përshëndesë pasagjerët me “përshëndetje gjinoro-neutrale”, për shembull “Mirëmbrëma”, “Mirëdita” ose “Mirë se vini në bord”. Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” dhe ajo zvicerane “Swiss” kanë vendosur ta heqin përshëndetjen “zonja dhe zotërinj”. Pse? Sepse gjoja kjo përshëndetje nuk i përfshinë edhe ata që s’ndihen as burrë, as grua. Ky është triumfi i radhës i grupeve që ndjekin interesa partikulare dhe kështu përjashtojnë shumicën, në mbrojtje të pakicave që nuk duan të identifikohen as si burrë, as si grua. Numri i këtyre njerëzve është tmerrësisht i vogël dhe mund të ndodhë që në 99 për qind të fluturimeve të mos jetë asnjë njeri që s’ndihet as burrë, as grua, por këta prapë ia imponojnë shumicës vullnetin e tyre.

Më shumë

spot_img