
Erion Braçe njihet për natyrën e tij rebele dhe kritike, edhe ndaj të vetëve.
Këtë herë, deputeti i PS denoncon, pa i zbuluar emrin, një “aga” i cili shkatërroi kodrën e bukur mbi Gradishten e Divjakës për përfitimet e tij personale.
“Ndërhyni sa nuk është vonë. S’ka objekt që të justifikojë këtë masakër. Leje mjedisore jo e jo”, shkruan Braçe ndërsa thotë se ministra e inspektorë e kanë lënë punën këto ditë festash.
Kujtojmë se ministër i Turizmit dhe Mjedisit është Blendi Klosi, të cilit mesa duket i adresohet mesazhi në fjalë. Ky reagim i Braçes vjen një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS, ndërsa priten ndryshime në qeveri.
REAGIMI I PLOTË I BRAÇES
Mirmengjes çuna!
E keni lene punen keshtu?
Festa ëëë?! Me ju e kam,
nga ministra deri tek inspektori i fundit;
E SHKATERROI KODREN E BUKUR MBI #GRADISHTE NE #DIVJAKE, KY AGAI!
Ka vite qe e ben!
Dhe eshte interesante se pavaresisht kush eshte ne pushtet,
ky Agai e gjen gjithnje nje njeri aty qe te vijoje te shkaterroje per fitimet e tij kete koder!
Edhe kete here po njesoj!
Ne blloko e ju liro!
Shiheni masakren tani!
Mire ullinjte e vjeter, mire edhe shtepite,
por tani e gjithe kodra!
Madje madje edhe rruga e re e sapobere e fshatit Gradishte qe po mban kamione te renduar deri ne 20 tone siper!
Nderhyni sa nuk eshte vone!
Ska objek qe te justifikoje kete masaker!
Leje Mjedisore jo e jo!
Kaq!
Ne do punojme dhe per festa,
aty rrotull jemi!
Po ju presim