Protesta të mëdha kanë shpërthyer në ambientet e brendshme të burgut për burra në Birmingham të Britanisë.
Videot e postuar në rrjetet sociale tregojnë forca të shumta të policisë duke nxituar drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll situatën.
Protestat besohet se janë organizuar për shkak të kushteve të këqija si dhe një ligji të miratuar së fundmi që ndalon pirjen e duhanit në ambientet e burgjeve në Britani.
Burgu i Birminghamit është një nga më të mëdhenjtë në vend dhe aty vuajnë dënimin rreth 1000 persona.