Hapësire reklamuese

Bota

Revoltë e madhe pasi Kopështi Zoologjik vrau gorillën për të shpëtuar fëmijën

Shkruar nga Newsbomb
Revoltë e madhe pasi Kopështi Zoologjik vrau gorillën për

Fëmijë vendosin lule te monumenti i gorillas pranë Kopështit Zoologjik

“Aksidente ndodhin”...u përgjigj shkurt nëna e fëmijës 4 vjeçar që ra brenda kafazit të gorillës. Protestat janë zhvendosur nga rrjetet sociale në rrugët e shumë qyteteve amerikane, ndërsa në kujtim të gorillës është ngritur edhe një monument.

Mijëra protestuesve duket se nuk i interesojnë formalitetet e policisë dhe justifikomet e prindërve, ata janë drejtuar kërcënime dhe ofendime nga më të ndryshmet.

Kopështi Zoologjik, përmes një postimi në Facebook shpjegoi se pse vendosën ta qëllonin për vdekje gorillan 18 vjeçare.

 

Sipas tyre gorilla nuk iu bind urdhrit të rojeve për të lënë kafazin, siç bënë dy femrat e tjera. Nëse do të kishin zgjedhur ta qëllonin me qetësues në vend të plumbit, mund të rrisnin rrezikun ndaj fëmijës, pasi qetësuesi kërkon disa minuta për të bërë efekt.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.