Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Revolta me Sfakianakis, flet Laert Vasili: Armikun ftoje në shtëpi, prite mirë dhe do bëhet miku yt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori Laert Vasili, i cili për më shumë se 20 vite ka jetuar e punuar në Greqi, ka komentuar revoltën e nxitur nga koncerti i këngëtarit Notis Sfakianakis në Tiranë.

Vasili i quajti pseudo patriotë ata që revoltohen për koncertin e Sfakianakis por në lokalet e Tiranës dëgjojnë dhe kërcejnë me muzikë greke.

I ftuar në Zonë e Lirë, Laert Vasili tha se shqiptarët ia falën Eleni Foureiras, e cila fshehu origjinën për shumë vite, ndërkohë që Vasili e deklaronte hapur origjinën shqiptare edhe pse i kërcënohej jeta.

“Armikun ftoje në shtëpi, prite mirë dhe ai do bëhet miku yt”, u shpreh Vasili për Sfakianakis.

Deklarata:

Kur Agimi i Artë kërcënoi mua dhe familjen time, nuk pashë ndonjë shqiptar patriot që jeton në Greqi të vinte të më mbronte mua në teatër. Nuk kemi pse revoltohemi me Sfakianakin por me shqiptarët që janë te Agimi i Artë.

Media e Tiranës le të marrë përgjegjësin që ka. E kanë mendejn te Roma më tepër sesa në Athinë që jetojnë mbi 1 milion shqiptarë.

Pse tërbohen kur vjen Noti në Tiranë dhe nuk tërbohen kur dëgjojnë muzikë greke në lokal dhe kërcejnë. Unë në mars kam qenë në koncertin e Notis në Greqi dhe gjysma kanë qenë shqiptarë.

Këta “patriotët” përse ia falin Entelës nga Fieri kur sot quhet Eleni dhe dikur deklaronte që ishte nga Kolumbia, ndërkohë që mua më rrezikohej jeta kur thosha që jam shqiptar.

Kush është armik i yti, ftoje në shtëpi, prite mirë dhe ai do bëhet mik i yti.

Më shumë

spot_img