Hapësire reklamuese

Politikë

“Revolta” kundër Ruçit në krye të Kuvendit, Milo: Nuk ka asnjë bazë

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka komentuar zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit për katër vitet e ardhshme të qeverisë “Rama 2”.

Milo është shprehur në studion e “News24” se protesta kundër Ruçit është pa bazë morale dhe ligjore, duke i quajtur zërat kundër si “tepër të rëndomtë”.

“Ruçi është një nga politikanët më të vjetër dhe më me eksperiencë në Parlament. Duket se është tepër e rëndomtë kjo protestë që po bëhet kundër zotit Ruçi. Pse nuk janë bërë më parë por tani që po zgjidhet kryetari i Parlamentit”, u shpreh Milo.

Ka një protestë sikur po rikthehen figurat e diktaturës.

“Absolutisht nuk ka asnjë bazë, as ligjore as morale. Sepse e drejta për të marrë pjesë në politikë është një e drejtë kushtetuese dhe e mbështetur me ligj. Prandaj më duket tepër, tepër e rëndomtë”, tha kreu i PSD-së, Milo. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu