Hapësire reklamuese

Aktualitet

Revolta e Spaçit/ Vlahutin: Shqiptarët u persekutuan se donin Europën, e pamundur të mendosh se…

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me rastin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, ka folur edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ajo u shpreh se shqiptarët u persektuan se donin Europën dhe sipas saj Spaçi duhet të kthehet në institucion kujtese .

“Është e vështirë dhe thuajse e pamundur të mendosh që në Evropën e cila ka shkuar në hënë, ka shpikur internetin, ka biometrinë, zemrën artificiale, 4 dekada më parë një djalë i ri mund të dënohej vetëm sepse i kishte rënë kitarës për të kënduar këngët e Adriano Celentanos.Shqiptarët u persekutuan sepse donin të ishin poetë, mendimtarë, piktorë dhe studiues. Shqiptarët u persekutuan se donin të ishin evropianë. Ta kthejmë Spaçin në institucion kujtese. Në fakt BE ka nisur një projekt që është identifikimi i ADN për personat e vrarë dhe këtë e kemi nisur nga Dajti. Mbetet shumë për tu bërë dhe ky përkujtim na kujton se çfarë duhet të bëjmë më shumë”- tha Vlahutin.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu