Hapësire reklamuese

Bota

Revolta e shteteve myslimane, Macron për karikaturat: Do mbroj lirinë e shprehjes në vendin tim!

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë lidhur me episodit e fundit që pasuan pas publikimit të karikaturës së profetit Muhamed.  

Në intervistën për “Al Jazeera”, Macron tha se qëndrimi i tij është keqinterpretuar dhe sqaroi se ai nuk mbështetste përmbajtjen e karikaturës, të konsideruara si blasfemi nga myslimanët, por të drejtën për lirinë e shprehjes.

 “Unë e kuptoj dhe e respektoj faktin që dikush mund të tronditet nga këto ilustrime, por nuk mund të pranoj që kjo të justifikojë dhunën fizike. Dhe në vendin tim, unë do të mbroj gjithmonë lirinë e shprehjes, së të shkruarit dhe të vizatuarit”, u shpreh Macron.

Që prej publikimit të karikaturës në revistën franceze “Charlie Hebdo”, Franca është kthyer në shënjestër të vendeve me shumicë myslimane, duke bllokuar edhe marrëdhëniet tregtare mes tyre.

Sondazh

Poll