Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Revolta e gazetarëve në mbrojtje të prokurorit: Na hoqe nga qarkullimi killerat me pagesë, ne të heqim ty nga puna (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkarkimi ditën e djeshme nga procesi I vetingut të prokurorit Bledar Maksuti ka shkaktuar një valë të gjerë pakënaqësie në rradhët e atyre që e njohin, por edhe reporterëve të çështjeve nga prokuroria.

Maksuti nuk e kaloi dje provën e vetingut, sepse nuk justifikoi dot pasurinë, një shtëpi të babait të tij që është ndarë nga jeta, e që në kohën e vet, kishte punuar si noter.

Bledar Maksuti, ishte prokurori që çoi pas hekurave vrasësit me pagesë të Behar Sofisë, I ekzekutuar në mënyrë mafioze pak kohë më parë në Tiranë, pikërisht në qendër të qytetit, afër Piramidës.

Elton Qyno, reporter i kronikës, në një analizë të gjatë jep disa vlerësime për punën e prokurorit.

Statusi i plotë i gazetarit, Elton Qyno:

Sot e nisa ditën me një zhgënjim të madh!

Kjo pasi, disa satrapë të një trupë gjykuese të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit “Vettingut”, kryen një krim kundër shoqërisë dhe vetë sistemit të drejtësisë.

Paraditen e sotme Satrapët, e Vettingut vendosën të largojnë nga rradhët e drejtësisë Shqiptare, prokurorin e Tiranës Bledar Maksutin.

Prokuror model, puntor, i pa implikuar në pazare dhe dëngla e interesash oligarkësh në Tiranë. Mbi të gjitha njeri model, qytetar, pjesë e shoqërisë së mirë.

Çuditë dhe paradokset e realitetit Shqiptar, nuk kanë të sosur.

Çudia Nr. 1 e procesit të Vettingut ndaj prokurorit Bledar Maksuti ishte fakti se i kërkohej të jepte llogari për pasurinë e babait të tij të ndjerë dhe jo për pasurinë që ai vetë kishte vënë. Satrapër kërkonin qiqrat në hell, jo për Bledar Maksutin por për babain e ndjerë të tij.

Më mirë “Vettingu” seancën me subjektin e rivlerësimit ta kishte zhvilluar në “Tufinë”, se sa në ambjentet e KPK-së.

Çudia Nr. 2 e procesit të Vettingut ndaj prokurorit Bledar Maksuti është fakti se, një muaj më parë prokurori Maksuti, falë hetimeve profesionale dhe me oficerët e policisë së Tiranës, qëndruan për netë të tëra zgjuar, dhe hoqën nga qarkullimi një grup të rrezikshëm vrasësish me pagesë, siç ishin ata persona që vranë biznesmenin Behar Sofia në qëndër të Tiranës. Sot pas një muaj satrapët e Vettingut heqin nga qarkullimi dhe sistemi i prokurorisë, prokurorin Maksuti.

Pra e gjithë fabula për atë që e kupton dhe nuk e kupton, është fare fare e thjeshtë…

Prokurori punon ditë-natë në shumë drejtime. Qëndron zgjuar gjatë fazës së finalizimit të operacionit me frikën se mos killerat që vranë Behar Sofinë, mos i vrasën dhe ndonjë oficer në momentin e arrestimit dhe skandali por dhe pesha e çështjes mer përmasa të tjera.

Prokurori ri e vret mendjen me orë të tëra, ku të gjejë provën me qëllim heqjen qafe dhe nxjerjen nga qarkullimi të një grupi killerash me pagesë që veprojnë në shoqëri.

Paralel me prokurorin janë dhe satrapët e Vettingut, që mendojnë për orë të tëra se ku gjejnë prova, edhe tek të vdekurit, për të hequr qafe dhe nxjerë nga qarkullimi prokurorin…

Mos po çfarë është kjo, reformë apo orgji institucionesh shtetërore??

Shkarkimi i Bledar Maksutit dhe shumë të tjerëve, është prova e rradhës që “Vettingu” kryen krim ndaj sistemit, duke përfocuar akoma dhe më shumë atë shprehjen se: “…ky shtet të flak në rrugë…”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img