Pas ishujve të Polinezisë e Japonisë revista franceze ’L’Express’’ e rendit Shqipërinë, si destinacionin e tretë në botë që duhet vizituar gjatë këtij viti. “Shqipëria, perla e re e Ballkanit’’, shkruan revista. Ajo e shoqëron përshkrimin me një foto të fshatit Qeparo në jug. Revista franceze shkruan për Shqipërinë pas destinacioneve të Polinezisë e Japonisë.
Mbreslënës është fakti se Shqipëria, sipas vlerësimeve të revistës ka lënë pas Francën, Spanjën e Italinë. Shqipëria krahasohet me Greqinë e Zvicrën, por vlerësohet shumë për faktin se në vendin tonë i gjen të dyja të kombinuara.
“Plazhet të bukura si në Greqi, liqenet dhe malet si në Zvicër, fshatra gdhendur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar 2500 vjeçare e kombinuar me kulturën Romake dhe Bizantine, dhe çmimet më të ulta se Evropë: ajo ishte koha kur Shqipëria hyri në renditjen e destinacioneve të mëdha me diell. 362 kilometrat e saj të bregdetit përfundojnë duke u përballur me Korfuzin në jug, ‘’flirtojnë’’ me Puglian në anën tjetër të Adriatikut, me detin e të cilit përfitonin vetëm iitalianët, por jo për kohë të gjatë. Dy lidhje të reja direkte ajrore dhe një largësi prej më pak se tre orë nga Parisi.’’, shkruan revista, duke shtuar se ka hotele të reja të këndshme në vendin tonë dhe dyqane duke ’’e çuar këtë vend të vogël ballkanik'' në krye të 5 vendpushimeve franceze.
Edhe kryeministri Rama e ka komentuar si të mirë lajmin për turizmin shqiptar, para nisjes së sezonit turistik.
“Një tjetër lajm i mirë për turizmin para sezonit: Shqipëria cilësohet 'Perla e re e Ballkanit' dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze L'Express”, shkruan Rama.