Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen në numrin e 20-të, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb

Revista Newsbomb.al vjen në numrin e njëzetë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Këto janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër:

Lali VS Bello. Kush Premton më shumë! Një nga debatet më të mëdha publike sot për kryeqytetin është përqënëdrimi i gjithë ekonomisë së tij në industrinë e ndër[1]timit. 8 milionë metra katrorë leje ndërtimi të dhëna nga viti 2017 deri në fund të vitit 2022.  A i përgjigjen nevojave bazike sot qyteti? Le ta shohim në sytë e fushatës të dy kandidatëve kryesorë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi.

Fushatë “Pa ethe”. Minxhozi, Çani, Abilekj e Rakipi “skanojnë” zgjedhjet!  A ka një garë reale mes Veliajt dhe Këlliçit në Tiranë? Sa ndikon në këto zgjedhje fakti që opozita bojkotoi votimet e 2019 dhe është e përçarë? A është Rama një lider i lindur “me këmishë”, nisur dhe nga zhvillimet e trazuara në rajon? Analistët e medias shqiptare, në disa çështje bien dakord, për të tjerat kanë pozicione totalisht të ndryshme.

Eleganca e përjetshme e Valentina Leskajt! Vali Leskaj është ndër të parat gra në Shqipëri që ka nisur aktivizmin dhe shoqërinë civile, në një kohë kur këto nocione ishin ende të paqarta në një vend si i yni, i sapodalë nga diktatura. Ajo ka qenë Nënkryetare e Parlamentit shqiptar dhe zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Dubai” shqiptar, si do të trabsformohet Durrësi! Nuk është e largët dita kur nuk duhet të udhëtojmë shumë, veç, 30 kilometra nga Tirana, apo 260 kilometra nga Prishtina, apo 329 kilometra nga Shkupi, apo 6 orë udhëtim me makinë nga Beogradi për të parë Dubain e Shqipërisë, projekti më i ri që ka marrë energjinë dhe investimin maksimal të qeverisë shqiptare, për tu realizuar sa më shpejt, dhe me një cilësi akoma dhe më moderne sesa janë zhvilluar kryeqendra të tjera.

Burgu i pamerituar i kryeinxhinierit! Edhe pse sot është më e thjeshtë, askush nuk e nxjerr nga paraburgimi Arben Dervishajn, profesorin, që në Shqipëri e kemi si “ujët e pakët”, siç thotë populli, e në botë, e kërkojnë “me qiri”. Por ja që Shqipëria e ka luksin të mbajë në burg më të mirët, e kriminelët livadhisin si të kenë terezinë, duke vjedhur e zhvatur tendera gjatë ditës, e duke u shtruar nën grahmat e rakisë gjatë natës për të kujtuar sukseset e ditës.

Polici dhe krimi, simbioza e deformimit të ngjarjeve! Nga ngjarjet kriminale me vrasje e fshehje vrasjesh, e deri tek deformim provash për aksidente rrugore, policët janë përfshirë në skena krimi duke i deformuar ato. Që në vitin 2014 ish kryepolici Artan Didi pat deklaruar se asnjë prokuror apo gjykatës nuk mund të ishte aq trim sa të mos dënonte fajtorët kur provat ishin të kopsitura. Akuza e tij binte mbi uniformat blu… Po as në atë kohë, e as në këtë kohë, askush në hiearkinë drejtuese të policisë nuk merr masa. Rastet janë të pafundme me implikime uniformash blu

Misteri i varrit të Skënderbeut! Ndër vite, debatet dhe teoritë për fatin e eshtrave dhe të vendbanimit kanë qenë të shumta, nga shumë historianë e studiues, vendas e të huaj, por deri tani nuk ka patur një dakortësi, apo përfundim shkencor që do të çonte në zbulimin e varrit të vërtetë të Skënderbeut.

Faik Konica i madh, por shumë i shtrenjtë! Ministri i Shqipërisë në SHBA ishte reklama më e bukur e Shqipërisë në Ëashington. Për 13 vjet e ngriti emrin e vendit tonë si kurrë më parë. Megjithatë, kjo madhështi kishte një kosto. Faik Bej Konica i ka kushtuar shumë financave të shtetit shqiptar. Qiraja në hotelin e luksit “Mayfloëer”, të punësuarit deri shërbëtorë për të hapur derën, pritjet, drekat dhe darkat. Dhe kulmi i tyre, porositë me arka me verë dhe ëiski që i vinin nga Kanadaja, Anglia dhe Gjermania. Një bilanc i dokumentuar i “harxheve” të diplomatit më të mirë të të gjitha kohrave që ka patur Shqipëria, por edhe më të shtrenjtit që i kushtonte 15 për qind buxhetit të ministrisë së Jashtme

Sa kushtoi dasma e Mbretëreshës Geraldinë! Nga balloja në Budapest, te një martesë mbretërore. Ju zbardhim bisedat për gjuhën shqipe, për bashkëjetesën fetare, por edhe kërkesat e Mbetit Zog I për të pranuar konteshën Geraldine Appony si bashkëshorten e tij. Si vishej mbretëresha, kush ishin të ftuarit dhe sa shpenzuan për dasmën? Përmes kujtimeve të saj dhe dokumenteve arkivore, ju rrëfej një histori dashurie.

Një “guzimtar” në qeverinë Evropiane të futbollit! Asgjë nuk vjen rastësisht. Por mbështetja e madhe, 45 vota nga 55 shtete anëtare, i renditur i pari në listën e të votuarve, e vunë në qendër të vëmendjes së futbollit evropian presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. 4 vitet e kaluara, kishin pasur vështirësitë e tyre në vendimet e UEFA. Por Duka, kishte mbajtur profilin miqësor, të gjendshëm, një bashkëbisedues i jashtëzakonshëm e interlokutor në shumë raste. Edhe pse vinte nga një stinë e vështirë zhvillimesh brenda vendit dhe kishte pasur goxha mbështetje nga krerët e UEFA e FIFA, lobingjet, kanë efektet e tyre. Por ja që për Armand Dukën gjithçka vinte prej punës dhe personalitetit të tij.

Liria e prillit! Ndryshimi i stinëve nga dimri në pranverë është periudha më emocionuese e vitit. Outfit-e e lehta, fustanet apo edhe fundet e mëndafshit të japin një ndjenjë lirie të jashtëzakonshme. Dhe kur bëhet fjalë për tendencat e pranverë 2023, redaktorët e modës kanë filluar tashmë të japin këshillat e tyre të para dhe të sugjerojnë veshje prak[1]tike duke e vënë theksin më shumë tek përditshmëria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese