Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen në numrin e 19-të, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb
Revista Newsbomb.al vjen në numrin e 19-të, nga sot në të

Revista Newsbomb.al vjen në numrin e nëntëmbëdhjetë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Këto janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër:

David Kostelancik, ambasadori i ri amerikan që do “drejtojë” Shqipërinë! Media amerikane e ka vlerësuar si engjëlli kundër djallit dhe një diplomat që punon kundër lobistëve. Është herë e dytë që vjen në Shqipëri pas detyrës si atashe politik në 1992-‘94 me ambasadorin William Ryerson.

Igli Cara, durrsaku që do të ngrejë në fron Dyrrahun! Slogani “Për qytetarinë durrsake”, shkon përtej rregullimeve në makiazh të qytetit. Sepse Igli që në krye të herës thotë se do të duhet shumë punë në ditën e parë kur ai të jetë kryetar bashkie.

“Gardhet politike” që prishi zyrtari i pronave! Xhaketa ushtarake i shkon shumë. Jo për të treguar se ai do t’i ngjajë një ushtaraku. As bëhet fjalë. Gjeneral e sipër. Por del me këtë performancë në konferencat për shtyp për të treguar se shteti është një gjë e rëndësishme për t’u lënë në dorë të dallaverexhinjve.

Porti i Durrësit, “han pa porta” për koncesionarët! Porti i Durrësit dhe pse duhet të ishte “hambari” i portës hyrëse në Ballkan, prej vitesh, nëpërmjet kontratave koncesionare, është kthyer një gangrenë jo veç për financat e portit, por edhe buxhetin e shtetit apo kujdesin ndaj pasagjerëve e kompanive për përpunimin e mallrave.

Dan Hutra, vrasësi që urrente gratë! Riza e Mislime Hutra kanë sjellë në jetë një monstër, apo ai u bë i tillë përgjatë rrugës së tij të jetës? Deri në datën 1 mars 2021, Dan Hutra, 41 vjeçari i lindur në Kukës e banues në Paskuqan e kishte me letra të nxira skedën e vet kriminale.

Krimi ndaj grave, shifra "të frikshme"! Ndërsa vrasjet e grave kthehen në statistika të dhimbshme, më alarmante janë të dhënat e urdhrave të mbrojtjes dhe dhunën në familje. Durrësi mban vendin e parë. Askush nuk kthen sytë të nxjerrë përgjegjësitë, edhe pse fajtorët janë aty, mes nesh.

Pasuria e Ahmet Zogut! Jeta e Mbretit të Shqiptarëve ka kuriozuar gjithmonë, dhe në kohën kur jetoi por edhe pas vdekjes. Nga llogaritë bankare, florinjtë, diamantet, biznesi dhe dyshimet për rryshfete, rrugëtimi financiar i familjes së tij kaloi në disa etapa të rëndësishme.

"Muzikë pproblematike!" Kur të ‘vlerësonte’ Partia! Në Arkivat e shtetit ka dosje pafund për muzikantët më të mëdhenj shqiptarë. Si do t’ju dukej filmi “Tomka” pa muzikën e Aleksandër Lalos? Po “rrugicat që kërkonin diell” pa Kujtim Laron? “Njeriu me Top” e keni dijeninë si është kritikuar Limoz Dizdari?

Kur Eurosong inçizohej fshehurazi! Ishte viti 1977 kur zbulohet se studentët e Arteve kanë incizuar këngët e festivalit Europian; pedagogët Margarita Kristidhi (Milkani), Albert Paparisto dhe Ibrahim Madhi manifestojnë shije muzikore që influencohen nga perëndimi.

"Tribesman", këta janë shqiptarët! Si na shihnin amerikanët në 1924! Në prillin e 1924 dy biznesmenë amerikanë vijnë në Shqipëri e kërkojnë të investojnë në Shkodër. Por rrugës për atje, u bëjnë pritë disa shqiptarë “me dyfeqe” dhe i vrasin… Pas kësaj ngjarje, Shqipëria nuk gjen qetësi.

Eleganca e përjetshme e Kristaq Skramit! 67 vitet që ka mbi shpinë të duket se i ka të gjitha në ekran. Kur shohim figurën e tij në filma, e kujtojmë menjëherë që bëhet fjalë për Kristaq Skramin, djaloshin që bënte vajzat që në atë moshë ta “dëshironin” dhe të kënaqeshin veç kur e shihnin në ekran.

Euro 2024! Kuqezinjtë nën tingujt e sambës braziliane të SYLVINHOS! “President, unë do të vij të jetoj në Shqipëri”, këto ishin fjalët e para të Sylvinho-s për Armand Dukën. “Dua të prek çdo gjë nga afër”. Befasia kishte kapluar veçanërisht mediet që nisën të raportonin me jehonë për të.

Paris, Milano, Londër! Në të kaluarën Java e Modës në Paris kishte si kryefjalë “French girl chic” ndërkohë që sot referenca e saj ishte “Emily In Paris”…Megjithatë tek Dior dhe Saint Laurent u ndje një rikthim i stilit të tyre bazik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll