Hapësire reklamuese

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb
Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, nga sot në të gjitha pikat e

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e njëzetepestë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Më poshtë, janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër të ri:

Fatos Nano, beteja e një jete! Një portret për atë që ka qenë 3 herë kryeministër, 1 herë zëvendëskryeministër, 5 herë deputet, 14 vjet e 1 muaj kryetar i PS-së, por që u dënua padrejtësisht 12 vjet burg dhe nga këto bëri 3 vjet dhe 6 muaj e 10 ditë. Por edhe ai që reformoi PPSH-në duke e kthyer në PSSH, emancipoi politikën shqiptare dhe aplikoi demokracinë e brendshme që tashmë duket si një vegim që nuk ekziston më. Fatos Nano në 360 gradë.

Nafta e Shpiragut, ëndrra e një dite vere! Mesditën e 23 gushtit Edi Rama ngjiti shkallët e një kantieri të kërkimit të naftës nga kompania Shell në malin e Shpiragut dhe dha lajmin se kompania ka prekur një rezervë të madhe nafte, aq sa do të kishte për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve, rritjen e pensioneve, madje edhe krijimin e një fondi sovran. E kur të gjithë prisnin që kompania të mbështeste deklaratën e kryeministrit, ata heshtën.

Letra e diktatorit! A ka ndonjë regjim në Shqipëri që nuk ka e kthyer në betejë nxjerrjen dhe shfrytëzimin e naftës në raport me të huajt? Kështu bëri Ahmet Zogu në vitet ‘20-‘30-të me anglezët dhe amerikanët. Kështu bënë qeveritë gjatë Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin italian. Kështu bëri Enver Hoxha gjatë regjimit komunist me rusët dhe kështu po ndodh edhe pas rrëzimit të regjimit komunist e deri më sot.

Zonjat e "Prime Time"! Shqiptarët do të mësohen me imazhin e Gridës, Erlës, Enit, Betit e Pranverës. Të pesta premtojnë se do të jetë një sezon i paharruar debatesh publike e politike. Studiot e tyre, secila pretendon që të mos i kthejë në një ambient sherrnaje e tymnaje, por qartësie mendimi e lirie të shprehuri. E siç dukshëm mund ta vini re, Grida nga deputete e PD u kthye në gazetare, Erla nga zëdhënëse e Berishës mori podin e moderatores, Beti nga gazetare e ka sfidë të re këshilltaren e PD në bashkinë e Tiranës ndërsa Eni e Pranvera e mbajnë të pacënuar pozicionin e raportimit.

Saga e dhimbjes e familjes Mulleti! Fatbardha Mulleti Saraçi, mbesa e prefektit Qazim Mulleti sot është 84 vjeç. HISTORI Tregon qytetari prej shkodraneje e zotnillik tironseje. Në një rrëfim të gjatë për revistën Newsbomb.al tregon historinë e dhimbshme të familjes dhe falenderon zotin që ishte gjallë teksa priti eshtrat e xhaxhait të saj plot pas 67 vjetësh. Rrëfimi të mbush në lot, dhe me të drejtë mendon se sa e rëndë ka qenë barra dhe fort e hidhur jeta e kësaj familje qytetare tiranase.

Shqiptarët “spiunë” të historisë polake të shekullit të 18-të! Shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX konsiston me fillimin e zhvillimit të komuniteteve tregtare në Ballkan që marrin përsipër të zhvillojnë tregtinë midis Perandorisë Osmane dhe Perandorisë së Shenjtë Austriake me qendër në Vjenë, pjesë e së cilës ishin edhe disa territore polake. Në kontaktet e saj me popullsitë e Ballkan[1]it, fill pas Paqes së Karlovacitnë më 26 janar 1699, Perandoria e Shenjtë Austriake do të shikonte me shumë interes popullsinë shqiptare dhe zhvillimin e saj kulturor.

Shtëpitë e librit që u bënë shtëpi bari! Arti është dehës. Enver Hoxha e kishte provuar këtë në Francë dhe përmes tij diktatori do të indoktrinonte një popull të tërë. Shtëpitë e librit atëherë ishin si shtëpitë e barit sot. Po si shkuam ne nga klubet e librit te klubet e tallavasë dhe ato të hashashit?

Lili Cingu, këmbët që vallëzojnë ende! Jeton jetën siç e ka dashur dhe siç e do, edhe pse, në këtë rrëfim për Newsbomb.al tregon se ka disa pengje: nuk ka peng pse nuk është martuar, por e ka peng se pse nuk lindi një vajzë. Ose trishtohet shumë kur sheh sot gjendjen e Ansamblit të Valleve, kur dikur, siç thotë edhe vetë, këmbët e saj të Rexhep Çelikut apo Bekim Zekthit kullonin gjak, jo djersë.

Një "gjuetar goli" si Jasir Asani! Sot Jasir Asani është 28 vjeç. Predha e tij nga 25 metra distancë në golin ndaj Polonisë, ngriti peshë 22 mijë zemra tifozësh në stadium dhe miliona të tjerëve që e ndiqnin nga televizioni. Por baba dhe nëna e Jasirit nuk ishin në stadium. Mes emocionesh, ai rrëfen telefonatën me ta: Na ke nderu bir, ajo fanellë është shumë e rëndë!

Kombinimet e shtatorit dhe rikthimi në fëmijëri! Në shtator kur vera gradualisht ia lë vendin vjeshtës, zgjedhja e rrobave mund të bëhet e vështirë për shkak të ndryshueshmërisë së motit. Në mëngjes është e ngrohtë, por në mbrëmje mund të jetë e freskët dhe me shi andaj ju duhet një veshje që të jetë “all in” përgjatë gjithë ditës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese