Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb
Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, nga sot në të gjitha pikat e

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e njëzetekater, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Këto janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër:

Fije që priten: Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave gjendet një hyrje e bukur me shkrim piktoresk: Qeveritë mbahen mend për udhëheqësit e tyre dhe kursin që kanë vendosur ata gjatë kohës kur kanë drejtuar vendin. Bukur! Më pas renditen qeveritë nga e para tek e fundit

Plot 11 Burrra në Qeverinë e Parë. Plot me 12 Gra, në të fundit. Po të kërkohet në botën Orëelliane një neologjizëm shqiptar qeveritar, me siguri që Eric Arthur Blair alias George Orëell, për së gjalli do ta quante “Qeveria e Lumturisë”. Me Kryeministër Edi Rama, kryeministër i Pastërtisë dhe Shqipërisë. Zëvendëskryeministër 1.3 vjet- Arben Ahmetaj, njëkohësisht edhe ministër i Incenerim-ndërtimit dhe 2.7 vjet Belinda Balluku.

Të vrasës “babain politik” si Gazi: Një dekadë në politikë është shumë pak. Por për Gazment Bardhin është shumë. Ka me mijëra orë televizive, po njëlloj aktivitet e debat publik, dhe qindra orë të tjera oponencë, që vitin e fundit po e ndan, sa në PD “kundër” Lul Bashës, e sa kundër qeverisjes së Edi Ramës. Por si nisi karriera e tij politike me një telefonatë të Bashës që e bëri ministër në moshën 27 vjeçare? Kush ishin aksionet e spikatura politike që kulmuan tek ngjarjet tronditëse që përfunduan edhe me vrasje në Elbasan? Një profil i plotë i një politikani të ri e energjik që po tenton ringritjen e PD-së së shpartalluar.

Samir Mane, biznesmeni që lufton për çdo qindarkë suksesi: 30 vjet karrierë në biznes janë shumë në një vend si Shqipëria ku politikat ekonomike ndryshojnë sipas humorit të politikanit të radhës e ku turbulencat, akuzat, mjedisi shoqëror, social por edhe infrastrukturor lë shumë për të dëshiruar. Për biznesmenin Samir Mane që vjen në një rrëfim ndryshe në revistën Neësbomb.al, 30 vitet janë një shkollë e gjatë mësimi sesi të jesh i suksesshëm dhe si të jesh një “self-made”. Eshtë momenti të përballesh me pengesat pa pasur frikë se mos rrëzohesh e mandej, të ndjekësh trendin ndërkombëtar të zhvillimeve, por duke krijuar një fizionomi tënden, një model që duhet ta përçosh edhe tek të tjerët që të ecin me hapin tënd. Ndaj Samir Mane nuk ka gjë për të fshehur, as lekët, përsa kohë që tregon se këtij shteti i paguan çdo taksë e voton me përpikmëri në çdo zgjedhje sipas zgjidhjes që do të donte në vendin e tij. Por, tanimë nuk kufizohet vetëm në Shqipëri. Eshtë e vërtetë se nga këtu nisi, por, ka harruar të ndalojë për të qenë në pararojë të zhvillimeve në vendin e tij dhe më gjerë, aty ku po lartëson emrin e një kompanie “Made in Albania”

Oligarkët e parë të Shqipërisë: Shefqet Vërlacin e njohim si kryeministër nga historia. Por pakkush di kuriozitete nga jeta e tij: psh, ai bleu në Itali një restorant me dyfishin e çmimit që kishte, vetëm sepse kur shkoi për të darkuar, nuk gjeti vende të lira në të. Po kush ishin familjet e pasura të Shqipërisë që u zhdukën me ardhjen e komunistëve. Ibrahim Bej Biçaku nga Elbasani, që kishte ndihmuar Hoxhën të hapte kafenë “Flora” në Tiranë, u fal nga Enveri për jetën, por një pjesë të saj e kaloi burgjeve. Madje vdiq në vitin 1977, si punëtor pastrimi i banjove publike në qytetin e Elbasanit

Histeria e kullave: Deri më sot nuk e dimë se cila është kërkesa dhe kush do të mbushë kullat e Tiranës. Do të jenë kullat që do e shndërrojnë qytetin që nuk ka as bursë në Manhattan apo Silicon Valley, apo është e kundërta?

Të përgjuar dhe përgjues, 60 hetuesi që po i bëjnë gjëmën politikës: Përpara se të krijohej struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një trupë e madhe ekspertësh ministrish, IT, ekonomistësh e shumë profesioneve të tjera u nisën për trajnime të specializuara në SHBA. Askush nuk e di se ç’ka ndodhur në ato zyra të FBI në kontinentin tjetër. Ajo që dihet me siguri është se të 60 hetuesit e përzgjedhur, kanë firmosur me vetëdije të plotë: po, unë dua të përgjohem. Jeta e tyre është si një “big brother” që vëzhgohet nga zyra ndërkombëtarësh e shumë të tjerë, kanë hequr familjet nga Shqipëria. Janë ata që po mbledhin provat dhe faktet e dosjeve më të bujshme që po trazojnë politikën dhe krimin në Shqipëri

Azotiku që na siguronte “bukë” dhe “kancer”: Punonjësit e dikurshëm të Azotikut të Fierit flasin me mall për punën në “Uzinën Shkollë” siç quhej dikur vepra madhore e komunizmit që siguronte plehun kimik për bujqësinë, e urenë për blegtorinë. Por pak e përmendin ndotjen e madhe që shkaktonte në ajër e ujë kjo fabrikë që mbante edhe emrin e madh “Hero i punës socialiste”. Madje, gjithë mbetjet e tretjes së acideve të ndryshme derdheshin në lumin Gjanicë e siç tregojnë punonjësit e kohës, asnjë gjallesë nuk kishte brenda lumit, madje edhe zogjtë nuk ndalnin të pinin ujë aty. Sot ata kujtojnë mes emocionesh të forta shkëlqimin e uzinës që ushqeu 1500 familje, por edhe gjithë popullin, me prodhimet e veta. Por duhet thënë se sot kemi shpëtuar nga helmet kancerogjene, e nuk kemi gjetur dot asnjë mënyrë sesi të prodhojmë vetë plehun kimik, sikurse dikur që mendonte partia për ne...

Njihuni me Dean, ekselentja e protestave të Mjekësisë: Dea është nga ato shkodranet që medaljet e olimpiadave kombëtare dhe lokale i ka të varura në të gjitha muret e shtëpisë së prindërve në qytetin e lindjes. Ekselente, kishte mundësi të studionte jashtë, për Mjeksi. Por dashuria për vendin nën moton “guri i rëndë në vend të vet” e ktheu për të studiuar Mjeksinë e Përgjithshme në Tiranë. Ishte e para me mikrofon në dorë që në pisk të vapës, mes thirrjeve dëshpëruese, u kërkonte parlamentarëve të hiqnin dorë nga prishja e ëndrrës së saj. Studentët e mjeksisë kundërshtuan fort, por një ligj i parlamentit bërë me nxitim, dhe miratuar njëlloj me nxitim, do t’i detyrojë të firmosin një kontratë me shtetin, për të punuar për aq vite sa kanë shkollë, në Shqipëri. Në të kundërt, nëse duan të ikin, do të duhet të paguajnë kuotën financiare të të gjithë viteve të shkollimit. Peng u mbahet “diploma” për të cilën aq shumë sakrifikuan

90-vjeçarja Ditë dhe Historia e trishtë dhe e lavdishme e Ivvanajve: Ajo është një grua e rrallë, plot motivacion dhe energji edhe pse është 90 vjeç dhe, me ato projekte që ka ndër mend t’i kryej, vitet janë thjesht çështje numrash. Historia e familjes së saj, historia e saj personale është një rrugëtim sa i dhimbshëm, po aq dhe dinjitoz, është historia e familjes Ivanaj nga Malësia e Madhe.

Historia e Xhovani Valencias, italiani “hero” i shqiptarëve në luftën e Vlorës: Xhovani Valencia ishte shumë i ri kur u vendos me detyrë si roje depoje armatimi në Panaja të Vlorës. Gjenerali italian i dha urdhër të hidhte depon në erë, por rrënjët arbëreshe të të riut e vunë në kontakt me shqiptarët për një sabotazh. Pas këtij veprimi, në Itali u shpall tradhëtar, e në Shqipëri u shpall hero. Shqiptarët bënë përpjekje “titanike” për të sjellë në Shqipëri familjen e tij, bashkëshorten e dy fëmijët, e ku një pllakë në derën e shtëpisë së tij në Itali tregonte se ishte tradhëtar. Po si vijoi në Vlorë historia e Xhovanit, që u vra me një aksion të organizuar nga Italia në Shqipëri, ndërkohë që fati i familjes së tij vazhdoi të ishte tragjik si jeta e këtij italo-arbëreshi...

Kur për gazetarët ishte “jashtë mode” të shkruanin për plazhin dge turizmin në Shqipëri: Në Shqipërinë post-diktaturë, pakkush e kishte mendjen në media ti jepte ndonjë fokus turizmit. Vendi ynë ishte “peng” i aq shumë ngjarjeve me kallash e plumba e piramida, sa nuk të dilte koha të mendoje për bikini, xhingla, topa, ujë, rërë e det. Por kur filloi media shqiptare t’i kushtojë rëndësi turizmit? Cilët kanë qenë titujt e parë në periudhën e tranzicionit që bënë shqiptarët të kthejnë sytë e të lexojnë edhe artikuj për turizmin. Kush ishin gazetarët e parë që shkruan për këto tema, e fushatat e para të qeverisë për turizmin. Kështu, siç po e paraqisim përpara jush, nisi rrugëtimin raportimi për turizmin postdiktatorial në Shqipër

5 matianet që pushtuan Tiranën me laps në dorë: Në një enklavë të qetë brenda Shqipërisë, një rrëfim magjepsës vjen në jetë, duke kronizuar udhëtimet e jashtëzakonshme të pesë grave të talentuara që janë ngritur në eminencë gazetareske nga vendlindja e tyre e thjeshtë, Burreli. Kjo odise kolektive qëndron si një testament i fuqisë së vendosmërisë, unitetit dhe një shpirti të palëkundur që ka thurur së bashku aspiratat e lindura nga ky qytet i vogël në një tapiceri të pasur suksesi.

“Snajperisti” i bilardos, një kampion bote si Eklent Kaçi: 24 vjeç dhe ka sjellë një titull ndryshe si kampion bote në Shqipëri, në sportin e Bilardos. Eklent Kaçi, laçiani që e filloi këtë sport në moshën 8 vjeçare në qytetin e Lindjes, solli medaljen e artë botërore pasi ishte në disavantazh me kampionin e botës përballë tij për disa ndeshje rresht. Por në këtë lloj sporti, kërkohet durim. Dhe çuditërisht, Enklenti, edhe pse vjen nga një qytet ku njerëzit nuk shquhen shumë për këtë tipar, e kishte me shumicë. Tani në Shqipëri po shijon frytet e suksesit. Që në këtë rrëfim për Neësbomb.al, i ndan edhe me lexuesit tanë

Garderoba juaj e gushtit është këtu: Ju adhuruesit e dimrit qetësohuni, vera nuk ka mbaruar ende dhe po ne kemi vetëm një gjë në mendjen tonë: të shijojmë netët e bukura të gushtit. (Këto që na kanë mbetur)… Nëse jeni një si unë me siguri po pyesni veten se çfarë duhet të vishni në ditët e ardhshme?! Por mos u shqetësoni! Ndaj jemi këtu dhe ndaj kemi blogerët apo shtëpitë e ndryshme të modës për t’jua lehtësuar jetën sa më shumë që të mundemi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese