Revista Newsbomb.al vjen me numrin e njëzetetre, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.
Këto janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër:
Tigri nxjerr dhëmbët drejt Veliajt: Afera e plehrave po qelb rilindjen, dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Kryeministrit, Arben Ahmetaj është arratisur, pasi u shpall në kërkim nga SPAK. Nga ekzili, tigri po nxjerr dhëmbët, dhe po drejton gishtin drejt Erion Veliajt. Një përmbledhje e dosjes së bujshme, dhe pse radhën e ka Inceneratori i Tiranës.
Aldor Nini, grabitqari i artit shqiptar dhe i lirisë së fjalës: Aldor Nini, ky personazh, i cili është drejtuesi i kompanive si “ArkivaShqip”, “Acromax” dhe “OverNext”, është përplasur me media dhe artistë të njohur me të cilët ka pasur bashkëpunim. Aktivitetet e tij të padrejta dhe sulmet e tij kanë bërë që ai të përfundojë në qendrën e vëmendjes së opinionit publik.
“Rraja Casting”, 53 sekondat që shkrinë një Komisariat, një deputet dhe një ministër: Videoja që shokoi Shqipërinë dhe mori kokën e të ‘padiskutueshmit’ Bled Çuçi. Çfarë fshihet pas ngjarjes së Borizanës, dhe si janë sot korentet politike brenda kampit të rilindjes. Ç’ministër do të jetë Balla, ëndrra e të cilit u realizua nga hunjtë e Rrajave. Një raport i plotë i Revistës “Newsbomb”.
Nikla, fshati nën thundrën e terrorit: Nëse do të gjesh vrasës me pagesë mund të kërkosh në Nikël. Po edhe nëse kërkon makina për atentat mund të drejtohesh po te i njëjti vend. E njëjta gjë vlen edhe për paratë me fajde. Një reportazh në orët e buzëmbrëmjes në fshatin me vila luksoze “me emër”. Çdo vilë ka brenda një familje me halle e probleme. Nikla është fshati ku jetojnë bossët e krimit, në vila luksoze të ndërtuara me paratë e vrasjeve, drogës, e gjobëvënies, e ku të gjithë e respektojnë kodin “omerta”. Pa përjashtim. Të rinj e të vjetër. Edhe fëmijët.
Euro, Euro...po Leku është Mbreti: Pse ka rënë kaq shumë euro e dollari dhe pse po forcohet Leku? Valutat kanë rritur sasinë e qarkullimit jashtë normalitetit historik, pa respektuar trendin e rritjes në sektorët e ekonomisë që sjellin monedhë të huaj. Të fituarit e mëdhenj duket se janë importuesit që po blejnë me euro jashtë dhe shesin brenda me çmime të shtrenjta të pandryshuara. Por edhe qeveria që borxhet i ka në euro. Të humbur janë prodhuesit, në bujqësi, fasoneri por edhe industria e turizmit. Madje edhe familjet e varfra që mbahen nga paratë e emigrantëve: ata marrin euro, por paguajnë mallrat e shërbimet në lekë. Gazetarja Ola Xama analizon të dhënat e fillimit të këtij viti dhe rënien historike të valutave. A lidhet kjo situatë edhe me sasinë e madhe të valutës që vjen nga Amerika Latine?
Çmimet “fluturojnë” lart, shqiptarët varfërohen: Newsbomb.al bëri një vëzhgim të hollësishëm në tregjet e Tiranës, ku çmimet e mallrave të shportës sidomos ato të importit, edhe pse euro është në minimumin historik, jo vetëm nuk ulen, por kanë pësuar një rritje përtej normales. Fitues të kësaj situate janë grosistët, që blejnë me euro dhe shumë më lirë në tregjet e huaja, dhe shesin në lekë, shumë më shtrenjtë këtu brenda. E si kanë ndryshuar çmimet?
Korça shpall falimentin e shpëton…Nikua: I konsideruar si një nga qendrat arsimore më të rëndësishme në vend, Universiteti i Korçës rrezikon të falimentojë. Vendimi dhe më pas tërheqja e senatit të univesitetit të Korçës për t’iu bashkuar universitetit të Tiranës, futi në ankth politikën dhe hapi “kutinë e Pandorës” për situatën ku ndodhen universitetet rajonale në vendin tonë. Për të shpëtuar universitet nga gremina, qeveria miratoi një VKM sipas të cilës do të paguajë 40 mijë lekë studentët që zgjedhin degët preferenciale.
Bakri i Kukësit që nxirrte Ar, prej fabrikës ka mbetur vetëm oxhaku dhe kujtimet: Ishte ndër Uzinat e pakta në Shqipëri që veç bakrit prodhonin dhe flori, ar. Ata që kanë punuar aty nuk kanë parë gjë me sy, por procesin e punës e njihnin të gjithë. Bakri, ndërsa vinte nga Gjegjani futej në uzinë, aty përpunohej dhe vendosej në kallëpë me 50 kile secili. Mandej zbriste në Rubik, ku përpunohej: bakri nxirrej më vete dhe floriri, (që sipas rrëfimeve të punonjësve ishte gati 5 përqind) nxirrej më vete. Po të mendosh se janë nxjerrë 18 mijë tonë bakër në ditë!!! Se ku ka shkuar ai flori, (Ar) askush s’di të thotë asgjë. E vodhën pushtetarët, thonë ata që janë ende gjallë. Por, të dhëna të qarta nuk ka. Jemi mes rrëfimeve të ish-punonjësve, në Uzinën e Bakrit në Kukës. Prej saj, sot si relike e çmuar ka mbetur vetëm Oxhaku, 75 metra i lartë. Askush nuk është marrë me të, as për ta prishur
Mark Palnikaj, inxhinieri që “zhvarros” arkivat e Vatikanit: Mark Palnikaj është nga ata studiues që pak faqe revistë nuk e nxjerrin madhështinë e punës kolosale që bën. Ka depërtuar në Arkivat e Vatikanit (dhe jo vetëm) e prej andej, për vite me radhë, me orë të gjata pune ka nxjerrë pafund dokumente të panjohura për Shqipërinë, Kosovën dhe Shqiptarët. E nisi këtë punë se irritohej nga falsifikimi i historisë, siç tregon vetë, por që më pas iu kthye në pasion. Edhe pse ka nxjerrë mbi 50 botime dhe qindra artikuj, askush nga qeveria apo Akademia e Shkencave, nuk kujtohet të shohë se çfarë disponon ky studiues që e nisi si kryeinxhinier e kërkon ta mbyllë jetën si studiues me kohë të plotë.
Festivali i udhëheqësve dhe i popullit: Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës lindi si një festë për ditëlindjen e shokut Enver Hoxha. Gjithnjë ka qenë i lidhur me kreun e shtetit. Aty populli ulet gju në gju me traditën, këngën, vallen. Kështu ka qenë edhe në edicionin e këtij vit.
Në 30 vjet, 4 presidentë të SHBA vizituan Shqipërinë: Nga Jimmy Carter te Bill Clinton. Cila është historia e vizitave të presidentëve të SHBA në Shqipëri dhe si i kanë trajtuar gazetat e Tiranës. Nga “Zeri i Popullit” për Carter në 1993, te “Rilindja Demokratike” për George H. Bush në 1994 dhe 1996, “Tirana Observer” për George Ë. Bush në 2005 dhe “Dita” dhe “Fjala” për Clinton më 3 korrik 2023.
Si u vra në pritë gjenerali italian që i la Shqipërisë 12 fshatra Dropollitë: Gjenerali italian Enriko Telini dhe 5 persona të tjerë që ishin në makinë me të u vranë në një pritë brenda territorit grek në 27 gusht 1923. Telini ishte vendosur në krye të komisionit të ndarjes së kufirit nga konferenca e Ambasadorëve dhe në kohën kur ndodhi ngjarja, ishte duke përcaktuar kufijtë. Shumë akuza pati për vrasjen, nëse u krye nga shqiptarët apo grekët. Hetimet që zgjatën për disa vite, treguan se ishin shqiptarë të paguar nga grekët por asnjë gjë zyrtare. Veç detajeve të shumta interesante, ka një fakt historik: nëse sot brenda kufirit shqiptar ka 12 fshatra dropullite, ato mbetën këtej kufirit me firmën e gjeneral Telinit, në kohën kur kryente këtë proces.
Adhurim Demiri, me brengat e panjohura, pengjet dhe këngët që nuk do vdesin kurrë: Adhurim Demirin e adhurojnë të gjithë. U rikthye në Shqipëri për një koncert në sallën e Kishës Orthodokse. Me një publik elitar që ia dinte këngët përmendësh dhe lëkundej në sallë si vija melodike e këngëve të tija. Për Adhurimin kishin mall të gjithë, dhe ishte një “Mall bulevardi”. Ndaj zgjodhëm ta rikthejmë për ata që e njohin dhe që e duan, por edhe për të rinjtë që nuk e njohin autorin e vargjeve “Zemra e një gruaje”, apo “Ditë dimri” kënduar mjeshtërisht nga Sandër Gjoka. Adhurimi na rrëfen jetën e vështirë në diktaturë, nostalgjinë dhe pengjet që ka për nënën e vet dhe babain që jetoi burgjeve dhe persekutimit. Por edhe një nderim dhe homazh për ata që i dhanë dorën për herë të parë edhe pse me autobiografi të keqe. Tani Adhurimi ka vendosur të angazhohet edhe më shumë. Për nostalgjikët e brezit të tij, është një lajm i mrekullueshëm. Për më të rinjtë, është një kuriozitet. Për vetë Adhurimin, vendimi i fundit që ka marrë, është vijimësi e karakterit të tij.
Luna Djarmati, 12-vjeçarja e medaljeve të “ujit”: Në rrëfimin e saj për Neësbomb të tregojë përjetimet dhe ëndrrat prej një talenteje. Sikurse në pishinën e garave, tenton shpesh të par[1]akalojë pyetjet përmes mendimeve prej një vajze të pjekur, për të qenë gjithmonë në krye.
Korriku është i imi. Vishem si dua unë...: Pushimet supozohet të jenë ditët më pa stres ndaj ekziston një mënyrë e sigurt për t’i mbajtur të qeta ditët e pushimit tuaj. Ju do thoni si ? duke patur me vete outfitet më të bukura “ever”.