Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb
Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni
Revista Newsbomb.al vjen me numrin e tridhjetenjë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë. Më poshtë, janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër të ri: 3B, Kush e mban peng opozitën? Të përçarë në disa grupime, me sherre më shumë mes vedit sesa me kundërshtarin politik; pa strategji, pa bosht, një palë me një kryetar në arrest shtëpie, pala tjetër me një kryetar “në gjumë”, e disa palë të tjera me axhenda personale. Pak a shumë kështu mund të përkufizohet gjendja aktuale e opozitës më të madhe në vend e marr sot peng nga firma më e re politike: “3B shpk”. Tentativat për bashkim e ribashkim, janë tani përpjekje titanike sikur të kalosh Rubikonin, pa asnjë habi për atë që e pret opozitën në vazhdim. Grupet e përçara nuk gjejnë paqe ndër vete; e më keq akoma me njëri tjetrin. Nuk ka më asnjë simbiozë që do t’i çojë drejt të njëjtit qëllim. Flutura Açka: Një grup derbederësh, s’mund të djegin PD-në: Në një intervistë të mrekullueshme për Revistën Neësbomb.al, Flutura Açka shpërthen në një valë emocionesh që ndërthurin historinë e dhimbshme të jetës së saj. Në çdo fjalë dhe thënie, ajo rikujton ngjarjen e ashpër, duke i dhënë një përmasë të thellë humaniteti. Ndërkohë që dëshirat flasin për ndryshime dhe vizione për të ardhmen e vendit, ajo nuk mund të mbajë të fshehta ndjesitë. Dritëhijet “Durrës Yacht Marina”: Më 8 mars zyra e “Durrës Yacht Marina” lancoi shitjen e apartamenteve në godinën e shtatë të projektit, e njohur si rezidenca “Park Vieë”. Në total pritet të shiten 233 aparatmente, ndërsa kompania është vonë me afatet kontraktuale të marra në projektin fillestar dhe nuk ka bërë asnjë bilanc të shitjeve të realizuara dhe ecurisë së punimeve. Projekti i shumëpërfolur si i suksesshëm, ka pikëpyetjet e veta jo vetëm për afatet e punimeve, por mbi të gjitha, edhe për investimin e ri të një porti shqiptar në Porto Romano? A do të mund të realizohet? A do ta shohë ky brez i sotëm në realitet, shkëlqimin që kanë pasur moketet e prezantuara për ndërtimet në Portin e Durrësit? Siguria ushqimore, Çfarë po ndryshin tek AKU:  Nuk ka biznes që nuk e ka parë me frikë inspektorin e AKUkur troket në derën e biznesit për kontroll; shpesh, të kapur në gabim, ofrojnë rryshfet; të tjerë janë penalizuar vërtet; ka pasur edhe nga ata që “ia kanë hedhur pa u lagur”. Por që nga Janari i këtij viti, ky institucion, pas një analize të të dhënave të grupit të inspektimit, ka filluar praktikimin e një qasjeje të re, dhe ajo është: bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi për biznesin. A do të ketë sukses? Kjo do të shihet në vazhdim Zonja Eni, gruaja e fortë e ndërmjetësimit: Duke u zhytur në bisedën tonë, zonja Eni filloi të rrëfente rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë shqiptare, i cili ka qenë një ud - hëtim emocionues, plot me sfida dhe momente që e formuan si një avokate, juriste të guximshme dhe të përkushtuar. Me një shkëlqim në sy, ajo ndau dëshirën e babait të saj, pasi ai e kishte pasur ëndërr që të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë. Një ëndërr të cilën nuk e realizoi dot vetë dhe e përcolli te e vogla e tij. “Bab u kry!”, kështu tha Eni me zërin kumbues dhe krenar që dëshira, amaneti, i babait të saj është vendosur në vend dhe sot ajo është një nga figurat më të njohura në sistemin e drejtësisë dhe vijon të ndihmojë çdo ditë, pa u lodhur, të gjithë ata që kanë nevojë për të. Kur vajzat pushkatohen nga vajzat: Morali seksual, morali proletar, morali i brigadës dhe morali i Ramize Gjebreas, vajzës 21-vjeçare që u pushkua po nga vajzat. Historia e dashurisë me Zaho Kokën. Si ka ndryshuar qëndrimi i shoqërisë? Nga Ramize Gjebrea e deri te koflikti i Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia. Histori ku gratë ‘kryqëzojnë” gratë. Prostitutat e Durrësit që u shpëtuan me shkallët e zjarrfikësve: Shqipëria nuk është si Zvicra, ku prostitucioni u legalizua në 1942-in dhe punonjëset e seksit duhet të paguajnë TVSH. Nuk ngjan as me Holandën, Gjermaninë, Austrinë, ose Greqinë, ku ky aktivitet është i ligjshëm, por i nënshtrohet kufizimeve dhe taksave. Në vendin tonë, ekziston një model i ndaluar për prostitucionin, që dënon me gjoba deri në burg punonjëset e seksit, dhe madje edhe klientët. Këtë sjellje e ndajnë vende me një zhvillim ekonomik e demokratik jo shumë të lartë, si Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja-Hercegovina, Kazakistani, por edhe vende më të zhvilluara si Rusia, Serbia, Maqedonia, Kroacia e Lituania. Këto të fundit kanë marrë modelin nga vendet shumë të zhvilluara si Suedia, Islanda e Norvegjia. Megjithatë, duket se sa më shumë ndalohet një aktivitet, aq më të prirur janë grupet e ndryshme ta tentojnë. Rasti i fillim-marsit në Shqipëri, hap një hetim shumë të madh mbi funksionimin e bazave të prostitucionit në vend. Kuvendit s’ka kush t’i shkruajë: Ishte viti 1992 kur në Parlament, ish-kryetari Pjetër Arbnori, lexoi, si në çdo seancë një letër të tre fëmijëve të Enver Hoxhës që ankoheshin për mbajtjen e nënës së tyre në burg dhe mosdaljes para gjykatës, ish-vejushës Nexhmije Hoxha. Pranvera, Iliri, Liljana dhe partnerët e tyre ankoheshin ndër të tjera në letër për gjestin antihuman të mosnjoftimit të tyre në kohë për zhvarrimin e eshtrave të diktatorit Hoxha. Pasardhësit e tij ankoheshin te kuvendi, dhe Arbnori e lexoi këtë letër qetësisht, siç lexonte ankesat e popullit nga të katër anët, që nga kërkesat e veteranëve për të ruajtur bustet e luftës dhe statujat e Enverit, tek fshatarët që kundërshtonin ndarjen e pronës në mënyrë të padrejtë, ashtu edhe shqetësimet e sindikatave të sapokrijuara. 85 vite pas 7 prillit italian, si e pritën shqiptarët pushkatimin: “Gjeografikisht, politikisht dhe ushtarakisht Mesdheu është një vend jetësor për Italinë, e kur themi Mesdhe ne përfshijmë brenda natyrisht edhe atë gji që quhet Adriatik e në të cilin interesat italiane qëndrojnë mbi të gjitha, por nuk përjashtojmë interesat sllave e për këtë arsye prej dy vjetësh mbretëron atje paqja”. Vikena Kamenica, pasionin nuk e vret asgjë, vetëm dorëzimi!: Në këtë rrëfim për Neësbomb, Vikena flet për jetën në skenë, por më shumë për atë çka ndodh pasi perdet bien, pasi instrumentet ndalojnë së luajturi. Është jeta e saj, si nënë, si bashkëshorte dhe si grua e së njëjtës shoqëri që ende vuan tranzicionin e saj. E për këtë Vikena thotë se të gjithë duhet ta përdorim zërin për të folur për ato që nuk shkojnë, për gjërat që na përkasin të gjithëve, sepse në fund askush prej nesh nuk është i paprekshëm nga ajo çfarë është shoqëria, mjedisi social rreth nesh. Vikena, ndryshe ndoshta nga shumë kolege të saj të operas, ka me vete një publik më të gjerë, atë që shijon muzikën jazz, apo atë të lehtë. Final CountDown për ekipet e superligës: Futbolli i ka të gjitha mundësitë që të ndërmarrë studime të mirëfillta të fenomenit spektatorë për të kuptuar sjelljen dhe qëndrimet e tyre gjatë kampionatit kombëtar. Dhe jo vetëm për këtë fenomen, por edhe për të tjerë elementë të funksionimit. Kërkimi dhe studimi janë mjetet e vetme që zhvillimi i mëtejshëm i futbollit të bëhet mbi baza serioze dhe objektive. Inspirohuni nga ngjyrat e natyrë: Jemi zyrtarisht në pranverën e shumëpritur edhe pse duhet ta pranojmë se rrezet e diellit na kanë shoqëruar edhe përgjatë stinës së dimrit. Në redaksinë e Neësbomb.al dhe Neësport.al kemi fatin “të përqafojmë” rrezet e para të diellit sapo nisim ditën, ndaj nëse lexoni disa artikuj më bombastikë seç duhet, pozicioni gjeografik ka bërë punën e tij xp . Marsi është muaji që asnjë stilist nuk na i lë duart bosh... Po konfuzoheni? Menduat për paratë? Jo, në këtë drejtim është e kundërta, e kam fjalën për xhaketat dhe xhiboksat që na duhet të veshim kur nisemi për në punë herët në mëngjes dhe përfundojnë si aksesorë për çantën gjatë mesditës. Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese