Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb
Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e njëzetetë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Më poshtë, janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër të ri:

Kadare, letrat që ndikuan për të mos marrë Nobelin: Letra pa fund kundër në Akademinë Nobel, por edhe një fushatë e drejtuar nga ambasada jonë në Stokholm. Mjaftoi një debat në rrjetet sociale dhe përsëri doli në sipërfaqe një pyetje e madhe përse Ismail Kadare nuk po e merr çmimin Nobel. Përse edhe pse prej 40 vjetësh Akademia Suedeze nuk ia jep këtë. Dhe në sipërfaqe dalin se mijëra e mijëra letra të dërguar në adresë të kësaj akademie. Një fenomen që doemos duhet të ketë ndikuar në mosdhënien e këtij çmimi. Kadare flet për revistën “Newsbomb”: “Ambasada bëri që i gjithë shtypi suedez të ishte kundër meje”.

Argita, rikthimi i “Berishës 4”:  “Unë nuk i kam penguar kurrë fëmijët e mi te merren me politikë. Sot e kur të duan mund të angazhohen në politikë me kushtin e vetëm, të garojnë si gjithë të tjerët. Argita nëse do, është e mirëpritur por nuk mund të ndodhë kurrë që të rivalizojmë unë dhe ajo për kryetar!”

Ndarja Mbretërore, për Elian nuk ka më Tiara: Elia Zaharia as nuk e kishte menduar në fëmijërinë e vet të vendoste mbi kokën e saj një “Tiara”. Ndoshta kur ka qenë e vogël e ka imagjinuar shumë, dhe si në përralla, u lumturua kur në 2016, me fustanin e bardhë ecte përballë çifteve mbretërore më në zë të botës mes të cilave, Mbretëresha Sofia e Spanjës apo Princesha Lalla Salma e Marokut; apo edhe Dukët e Rusisë, Kentit e nipit të mbretëreshës Elisabet të Britanisë së Madhe… E kur të gjithë do të donin ta shihnin si një film dasmën e Elias shqiptare me një fund të bukur ku “ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, kjo nuk ka ndodhur. Princi Leka dhe princeshë Elia që prej një viti kanë hequr nga duart unazat e tyre të martesës dhe janë drejt divorcit përfundimtar me konsensus. E vetmja pasuri e madhe që trashëguan bashkë, është e vogla dhe e ëmbla princesha Geraldinë.

Ballot e Vitit të Ri nga luksi i Zogut te valset e komunistëve me angloamerikanët: “U çudita, shkruan gazetari amerikan që qëlloi të ishte në Ballon e Vitit të ri organizuar nga Mbreti Zog. Shihja kryetarë fisesh që shuanin cigaret e dredhura në tapetin persian”. Shqipëria e monarkisë i ngjante një “fshati” të madh në festë kur organizonte ceremoni dhe më së shumti ato të fundvitit. Tradita e festave të vitit të ri nisi në vitet ’20 e mandej ballot mondane ishin pjesë e jetës shoqërore edhe për dy dekada në vazhdim, derisa komunistët hoqën dorë nga organizime të tilla me fuagra, valse, verë të huaj apo trofta liqeni me salca të ndryshme. Varfëria që pasoi tryezat përfundonte te portokallet e mollët që shpërndaheshin për festat e fundvitit.

Fitusit dhe humbësit e vitit 2023: Ekonomia u rrit gjatë vitit që po mbyllim, po ndërsa disa sektorë qëlluan me fat e disa të tjerë thelluan fitimet për shkak të strukturës së tregut, qindramijra shqiptarëve iu shtuan kostot e jetesës duke thelluar pabarazinë. E si na shkoi ky vit shkurtimisht? Qarkulluam më shumë, por familjet shqiptare u bënë më të varfëra. Bizneset e mëdha, ato që importuan, shtuan me miliona euro fitimet e tyre. Rradha 1, karrigia 1, për nga fitimi janë bankat, e pas tyre, kompanitë e ndërtimit, telefonisë, e deri tek Inceneratori i sekuestruar i Tiranës shtuan fitimet gjatë këtij viti. Ata me të cilët duhet të mbijetoi ekonomia shqiptare, prodhuesit, bujqësia, fasoneria e shumë shërbime të tjera, patën një vit me bilance negative. Gjithçka që duhet të dini për analizën ekonomike të vitit që po lëmë pas.

Ironia e Kombinatit që nga vdekja në Kënetë, prodhoi sheqer për shqiptarët: Po të shkosh sot dhe të vizitosh ambientet e ish-kombinatit të sheqerit në Maliq, do të hasësh përpara Nastradinin. I derdhur në bronz, Nastradini, ky personazh i famshëm folklorik, të bën të vësh buzën në gaz dhe të shohësh me humor histori të thjeshta e të vështira për shkak të karaktereve që i mvishen atij. Ka shumë histori ku Nastradini përpiqet të ndërtojë diçka, por në vend që të përmirësojë situatën, e ka bërë gjendjen më keq, duke lënë gjurmë komike në historitë tragjike të përrallave. Biznesmeni Gjergj Luca, që mori përsipër një vit më parë të hapë ish-kombinatin e sheqerit në Maliq, nuk e ka gjetur më kot një personazh të tillë. Mbi rrënojat e mureve të mbetura të ish-kombinatit të sheqerit, sot është hapur një industri e madhe gjigande, “Fish City”. Por si ka qenë historia e vërtetë e këtij kombinati që erdhi nga tharja e kënetës deri tek prodhimi i sheqerit? Në sytë e dëshmitarëve të kohës, ky rrëfim ka edhe situatat e veta tragjike.

Bashkimi i Ballkanit, kush e donte e kush luftoi: Historikisht, shekulli i kaluar na tregon një sërë përpjekjesh nga liderët e vendeve ballkanike për të krijuar një “Bashkim shtetesh”, një koncept që u lind pas rënies së Perandorisë Osmane. Këto përpjekje kanë qenë pjesë e një vizioni të shumë figurave udhëheqëse në Ballkan, të cilët kanë dëshiruar një strukturë të qartë dhe të qëndrueshme. Megjithatë, edhe pse disa përpjekje filluan gjatë shekullit të 20-të me iniciativën e “Bashkimit Ballkanik”, asgjë nuk u finalizua. Shumë e argumentojnë se karakteristikat tipike të ballkanasve, shpesh cilësuar si impulsivë dhe të gatshëm për konflikte, kanë pasur ndikim në këtë histori. Në kohë të ndryshme, karakteret e liderëve kanë ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve. Megjithatë, mbi të gjitha, luftrat e vazhdueshme, konfliktet territoriale dhe kërkesat për tokë kanë krijuar një kontekst të tensionuar në rajon, ku disa vende kanë forcuar pozitat e tyre, ndërsa të tjera kanë përballuar varfëri dhe zvogëlim. Në këtë skenë, ndonjëherë Ballkani është përshkruar si një vend i prekur shpesh nga konflikte dhe tensione zjarri dhe baruti që ndiznin dukshëm situatën.

Nga dasma drejt vdekjes, historia e trishtë e kryediplomatit Xhaferr Vila: Vdekja e trishtë e ministrit të Shqipërisë në Romë më 30 prill 1938 pas kthimit si dasmor nga dasma e mbretit Zog. Ngjarja që tronditi diplomacinë shqiptare të kohës vjen nëpërmjet një dëshmie të rrallë. Sekretari i Parë i Legatës Vasfi Gjonaj i raporton me një letër të gjatë ministrit të Jashtëm Eqrem Libohova gjithçka për atë që ndodhi në malin Maranola, pranë qytezës së Formias.

“Lulëkuqet mbi murë” dhe historia e vërtetë e Reshatit rrëfyer nga mbesa: Si u realizua filmi “Lulëkuqet mbi mure” dhe historitë e vërteta që PERSONAZH qëndrojnë pas tij. Nga një libër me autor një jetim e deri tek çmimet e mëdha me të cilat u vlerësua. Pas shumë vitesh filmi rijetëzohet si një klasik i kinemasë shqiptare. Përjetimet e mbesës gazetare kur gjeti në faqet e librit “Bonjakët” një prej njerëzve të dashur të familjes së saj modeste. Historitë e treguara në vet të parë nga Reshati, si personazh libri, apo “Jaçja” i filmit “Lulëkuqe”. Dhe fjalët gjeniale të vetë regjizorit, të madhit Dhimitër Anagnosti: “Ishte e vështirë që atë kohë të bëje një film që të ishte për të gjitha kohërat”.

Çmimi i parë, “Venecia” vlerëson një film real, jokomercial: Viti që po lëmë pas, ishte një vit veçanërisht domethënës për kinemanë shqiptare. Regjizori i talentuar Erenik Beqiri, me filmin e tij “ Një rrugëtim i shkurtër”, triumfoi në Festivalin e Venecias, duke marrë çmimin e parë. Një gjurmë e rëndësishme suksesi jo vetëm për regjisorin e ri, por një vlerësim historik për kinemanë shqiptare, e cila së fundmi duket se po lëkundet mes prodhimeve komerciale me personazhe që marrin vëmendjen e faqeve rozë dhe përpjekjeve për prodhime dinjitoze, të afta për të konkuruar me prodhimet më të mira të kinemasë botërore.

Sulmuesi golit të “Francë 2016”, ëndërron...: E ka parë shortin nga dhoma e tij në një kampet stërvitore ku është vendosur. Armando Sadiku, i vetmi që i çoi peshë zemrat e shqiptarëve me një gol kundër Rumanisë në Europianin e 2016, tregon emocionet e një futbollisti në Europian. Si duhet ta shohin shokët e tij të skuadrës dhe pse pret me padurim një ftesë nga trajneri Sylvinho. Goglat përcaktuan një fat jo të lehtë për Shqipërinë që do të përballet me kampionë bote, por tanimë është vendosur gjithçka dhe nuk ka shumë kohë për të menduar si e qysh e tek… tani, kombëtarja shqiptare duhet të tregojë vlerat e saj në fushat e futbollit në Gjermani, në sytë e miliona e miliona spektatorëve që do ta ndjekin live, apo nga ekranet e televizorit. Të gjithë futbollistët e kombëtares e ëndërrojnë evropianin, edhe pse, kjo kombëtare ka një synim akoma më të madh: të dalë krenare nga fushat e blerta.

Shkëlqe dhe bëhu një me magjinë e festave: Stilistët dhe blogerët e modës janë shumë të zënë duke festuar, ndaj dhe dhjetori, muaji i vetëm që bën bashkë pulovrat e ngrohta dhe fustanet me xixa e shkëlqim ju lejon të guxoni dhe të visheni me dëshira dhe jo rregulla. Xixat dhe shkëlqimi, e kuqja dhe jeshilja, përshtaten më së miri me frymën e festave dhe të dritave, ndaj kemi veçuar disa nga kombinimet më IN për t’jua lehtësuar sado pak përfytyrimin se në cilin kombinim mund të shkëlqeni më shumë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese