Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Shkruar nga Newsbomb
Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, ja artikujt që do të lexoni

Revista Newsbomb.al vjen me numrin e njëzeteshtatë, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.

Më poshtë, janë disa nga materialet që do të gjeni në këtë numër të ri:

Mission Complete! Shqiponjat shtegtojnë në Gjermani! Në botën e sportit, pak ngjarje kapërcejnë imagjinatën e një kombi si kualifikimi i ekipit të tyre kombëtar të futbollit për një turne të madh ndërkombëtar. Emocioni, krenaria dhe ndjenja e unitetit që gjeneron janë të pakrahasueshme. Në rastin e Shqipërisë, kualifikimi i kombëtares së futbollit në Kampionatin Evropian përfaqëson një moment historik të jashtëzakonshëm që shtrihet përtej fushës së futbollit. Ajo simbolizon qëndrueshmërinë, unitetin dhe shpresën e një kombi. Padyshim që jemi më shumë se krenarë. Historia e kualifikimit të Shqipërisë nuk ka të bëjë vetëm me fitoret e ndeshjeve; ka të bëjë me tejkalimin e vështirësive, si brenda dhe jashtë fushës. Bëhet fjalë për një komb që është përballur me pjesën e tij të duhur të sfidave dhe tani po gjen ngushëllim dhe frymëzim në unitetin dhe suksesin e ekipit të tij të futbollit. Ndjenja e kombësisë që një kombëtare e suksesshme e futbollit rrënjos te mbështetësit e saj është një forcë e fuqishme. Për shqiptarët, kombëtarja është më shumë se një grup sportistësh; Eshtë një simbol i identitetit, kulturës dhe historisë së tyre të përbashkët. Ajo shërben si një kujtesë për atë që kombi mund të arrijë kur bashkohet nën një qëllim të përbashkët. Thirrjet pasionante, valëvitja e flamujve dhe gëzimi kolektiv i ndier në stadiume si dhe në shtëpitë e familjeve të panumërta shqiptare janë një dëshmi e fuqisë bashkuese të sportit. Ky kualifikim sjell me vete edhe një ndjenjë shprese për të ardhmen. Është një fener optimizmi që shkëlqen në një botë ndonjëherë të turbullt nga pasiguria. Shqiptarët shikojnë ekipin e tyre kombëtar të futbollit dhe shohin një të ardhme më të ndritur, jo vetëm në futboll, por edhe në jetën e tyre më të gjerë kombëtare. Rrugëtimi i kësaj skuadre drejt Kampionatit Evropian është një kujtesë se ëndrrat mund të bëhen realitet, pavarësisht nga shanset që keni kundër jush.

Ermal Dredha, Vlora pret Kombëtaren t’i dorëzojë flamurin! -Kryetar, do të donim ta nisnim nga Vlora, por meqë na shkon gjithë logjika e ngjarjeve festive, me lejoni t’ju pyes: e keni ndjekur Kombëtaren shqiptare në këto kualifikuese për Euro2024? A ju duket se edhe ata janë pjesë e festimeve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë? Patjetër që e kam ndjekur kombëtaren tonë në të gjitha ndeshjet e saj, si të gjithë shqiptarët besoj. Sic e kemi parë dhe me shumë besim si edhe c’do ta shohim në Euro2024, kjo skuadër dhe stafi drejtues i saj, kanë bërë të gjitha përpjekjet për të përfaqësuar me krenari vendin në këto ndeshje, dhe shpresoj sikurse jo vetëm unë po gjithë shqiptarët anembanë botës, do të kemi mundësi të krenohemi me këta lojtarë edhe gjatë ndeshjeve në Euro2024 në Gjermani. Meqë jemi në nëntor dhe ne vlonjatët e lidhim këtë muaj me qenien tonë, nuk mund të ndahet nga gjithë këto emocione edhe dimensioni i ri i ndjenjës së krenarisë sonë kombëtare, që përfaqësohet aq bukur nga këta djem futbollistë. Sepse, tani e kemi një eksperiencë të jetuar edhe më parë gjatë Euro2016 në Francë, ku në mbështetje të kombëtares sonë, nuk ishin vetëm qytetarët tanë, por mbarë kombi. Në këtë Europian, ne, si të gjithë shqiptarët, mbartim besimin se ata do të sjellin një performancë të madhe, një paraqitje që do të na bëjë të ndjehemi krenarë dhe të bashkuar mbi çdo pritje. Ky është momenti kur krenaria jonë kombëtare shndërrohet | Nga ANILA BASHA në një forcë që nuk ka kufi. Të jemi tifozë është të jesh pjesë e një udhëtimi që përjetohet në të gjitha dimensionet e emocioneve. -Meqë jemi me emocionet e kombëtares? I keni ftuar djemtë e kombëtares dhe stafin këtu në Vlorë? Emocionet dhe krenaria kombëtare janë në kulm gjatë kësaj periudhe të shenjtë për shqiptarët, sidomos në kohën e festave të Flamurit dhe përvjetorit të shpalljes së pavarësisë. Një ftesë për të përshëndetur ekipin tonë kombëtar në Vlorë në këtë moment të veçantë, është një shprehje e dashurisë sonë ndaj tyre. Është privilegj për ne, si qytetarë të Vlorës, të përjetojmë këtë kohë të veçantë, ku festojmë njëherazi Ditën e Pavarësisë dhe fitoren e kombëtares drejt Euro2024, duke shndërruar qytetin tonë në qendrën e këtyre festimeve madhore. Ky muaj, kjo kohë, është një mënyrë për të kujtuar e përjetuar historinë tonë, por edhe për të përcjellë këtë ftesë të veçantë për lojtarët dhe stafin e Kombëtares sonë. Ata janë krenaria jonë, përcjellësit të emocioneve tona, duke përfaqësuar me dinjitet flamurin tonë në fushën e futbollit. E ku mund të jetë fillimi i një rrugëtimi më të bukur për ta, se sa në Vlorë, ku flamuri kuq e zi shndërrohet në një simbol të bashkimit të të gjithë shqiptarëve! Ky moment i ngritjes së flamurit do të jetë më shumë se një ceremoni, do të jetë një kartolinë e bukur që do të shoqërojë ekipin tonë në rrugën e tyre drejt Euro2024.

"Uno kryqzimo" Kush është lushnjari që bëri "gol" me banderolën! Ka qenë 11 vjeç kur për herë të parë djali i xhaxhait e mori në stadium për të parë ndeshjen Lushnja-Kukësi që kishte mjaft rëndësi për të dy ekipet pasi njëri do të ngjitej në kategorinë e parë dhe që më 2012 nuk i është ndarë më stadiumeve ndërsa në ndeshjen Shqipëri-Poloni Flori Thomaj, sot 22 vjeç “bëri golin e tretë” me banderolën “uno kryqzimo, due kryqëzimo, Berlin”, banderolë e cila u bë virale tek gjithkush. Po kush është djaloshi që ka pikturuar në atletet e bardha shqiponjën, atlete të cilat i vesh vetëm në ndeshjet e kombëtares shqiptare ndërsa në çdo ndeshje sjell versione epike të situatave apo videove duke rënë në sy të të gjithëve???

Vlorajt në "luftë"për pushtet! Pakkush sot kujtohet se për të arritur deri tek Pavarësia e Ismail Qemalit, fisi i Vlorajve në Vlorë ishte “kacafytur” ndër vedi për të marrë frenat e lëvizjes kombëtare. Dy kushërinj, Ismaili dhe Syrjai pak flisnin me njëri - tjetrin. Por ndërsa Syrjai, - babai i Eqerem bej Vlorës që tashmë e njohim dhe prej botimit të kujtimeve të tij, - bashkëpunoi me xhonturqit për ti rrëmbyer mandatin e deputetit në parlamentin turk Ismailit, ky i fundit, nuk i rreshti përpjekjet për të shkuar drejt Pavarësisë. Historia nëpërmjet raportimeve të telegrameve të konsullit austrohungarez në Vlorë, muaj pas muaji e ditë pas dite që nga janari i vitit 1912…

40 firmëtarët e Pavarësisë, si përfunduan themeluesit e shtetit! Hodhën firmën e rëndë në proklamatën e Pavarësisë, por pas saj morën përndjekjen, burgun, vrasjen dhe më e rënda, harresën në histori. Emrat e plotë, gjeneralitetet, si firmosën dhe çfarë përfaqësonin 40 shqiptarët që themeluan shtetin shqiptar dhe si përfunduan ata në jetë. Pasaporta e secilit dhe një polifoto e atyre që e deshën Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri dhe morën prej saj vetëm vuajtj...

Buxheti mbi shpatullat e qytetarëve! Asnjë lehtësim, asnjë shtesë për shtresat në nevojë, më pak fonde për vepra publike dhe më shumë para për administratën. Ky është buxheti i vitit të ardhshëm, i cili një pjesë të mirë të shtesave që do të marrë nga taksat ia kalon fondeve që shpenzon administrata publike. Jemi në kohën e normalizimit të politikës buxhetore. Nuk kemi më ndryshime të mëdha në ligjet fiskale, orientimi i shpenzimeve është kthyer në një normalitet duke dhënë nga pak për të gjithë dhe për herë të parë, ajo që mund të dallohet si pozitive është ulja e borxhit publik nën nivelin 60% të prodhimit të brendshëm bruto. SA DO TË PAGUAJNË QYTETARËT PËR TAKSA.

Aurora Dibra nxjerr nga "Kutia e errët" historinë tragjike të jetës së saj! Përshkrimi i historisë së Aurora Dibrës është një rrëfim që shkon thellë në zemrat tona. Është një udhëtim i dhimbshëm dhe i trishtueshëm, filluar që në moshën e saj të vogël, 10 vjeç, kur u përdhunua për herë të parë. Në këtë rrugëtim, ajo përjetoi një sërë vuajtjesh të paparashikuara, duke filluar nga një martesë e hershme me një burrë shumë më të vjetër, deri te ikja në një vend të huaj për të gjetur strehim dhe shpresë. Çdo kapitull i jetës së saj është i mbushur me sakrifica të mëdha, nga përndjekja familjare deri te përdhunimi i vajzës së saj nga ish-bashkëshorti. Përtej këtyre historive të dhimbshme të jetës së saj, Aurora gjeti forcën për të treguar këtë rrugëtim të errët në librin e saj, “Kutia e Errët”. Në këtë rrëfim të thellë, ajo shpjegon forcën dhe vendosmërinë që e udhëhoqën për të tejkaluar të gjitha sfidat. Dhe në fund, pasi ka përjetuar aq shumë, Aurora gjen dashurinë dhe fillon një kapitull të ri në jetën e saj. Megjithatë, dhimbja ka praninë e vet në vendlindje, duke e bërë atë të kthehet nëpër kujtime që akoma shkaktojnë dhimbje. Historia e Aurora Dibrës është një dëshmi e fuqisë së brendshme dhe aftësisë së njeriut për të përballuar edhe sfidat më të mëdha. Përmes kësaj historie, ajo na mëson se edhe në momentet më të errëta, ne mund të gjejmë dritë në dhomën tonë të brendshme, një fuqi që na ndihmon të kapërcejmë çdo situatë.

"Krenaria e Kuçovës" Uzina e "Shqiponjave" në qiell! Kjo uzinë tregon një histori pasioni, përkushtimi dhe vullneti të njerëzve të asaj kohe për të ndërtuar diçka të jashtëzakonshme, duke kaluar nëpër sfida të mëdha dhe duke lënë një trashëgimi të veçantë pas tyre. Në fillim të gjithë, me entuziazëm dhe vullnet, ndihmuan në realizimin e fluturimit të parë të avionit Mig-15 në 1968. Kjo histori reflekton edhe një rrethanë të rëndësishme: koha. Sot, ata të cilët kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi janë të moshuar, por kujtimet e tyre janë ende të freskëta dhe tërheqin në një mënyrë të veçantë. Me nostalgji, ata mbajnë në mendje çdo detaj dhe moment të asaj periudhe të veçantë të jetës së tyre. Sot, e gjithë baza e Kuçovës është nën administrim të NATO-s, dhe ka një shpresë që të gjithë ata të cilët kanë punuar atje të shohin rimëkëmbjen e saj në një formë tjetër, për të parë shkëlqimin e dikurshëm të ringjallur tek e ardhmja. Është një shpresë e bukur për ata që kanë investuar energji dhe pasion në ndërtimin dhe funksionimin e kësaj baze.

Drejt Librit! Shkrimtarë e politikanë bashkohen në Panair! Një panoramë e panairit të librit. Çfarë ndodhi për pesë ditë në Pallatin e Kongreseve? Skenat, dukjet, prapaskenat e një panairi që këtë vit kulmoi me letërsinë për fëmijë, të ftuarit specialë nga Italia dhe kampionin e botës në futboll, që i mahniti të gjithë.

Myfarete Laze, rrëfim për një kohë të ndaluar! Myfarete Laze është shkodrania që i ka përjetuar të gjitha, nga zbritja nga autobuzi në kohën e diktaturës për të mos u lejuar të udhëtojë jashtë vendit, tek suksesi në skenë dhe në vende të hapura mes publikut që e admiron për zërin e saj karakteristik. Miqtë dhe familja e kanë mbështetur pafund në rrugëtimin e saj që ka pasur jo pak ulje-ngritje. Por ajo që nuk ka ndryshuar asnjëherë tek kjo zonjë e skenës, ka qenë zëri dhe pasioni i saj për këngën. Të cilën e këndon dhe sot si të ishte në të 20-at e veta.

Le të rebelohemi edhe ne si nëntori! Moda do të rrotullohet rreth garderobës tënde, sa herë t’i të përqafosh veshjet që të bëjnë ty të ndihesh shkëlqyeshëm. Ka ardhur momenti mos ta ngarkojmë dollapin tonë me veshje të parehatshme duke pretenduar se do të dukemi më IN, por të vendosim disa prioritete në materialet dhe ngjyrat që do t’i duam gjithmonë. Sigurisht nuk përjashtohen momentet për tu rebeluar edhe ne si ky nëntor që po lëm pas, nga i ngrohti i gushtit në stuhitë e janarit. Nëse do të bazohemi në historitë e suksesit të stilistëve më në zë do të kuptojmë se kush ka guxuar ka fituar. Astreologia Lisa Stardust, është shprehur se ngjyrat që vishni mund të kenë ndikim në energjinë që transmetoni, një shënim ky për të gjithë ne që kemi zgjedhur të bëjmë një jetë super sociale. Nga e kuqja e ndezur tek e verdha e bananes e quajtur “banana milk”, mes ngjyrave më trend të vjeshtës, ikona që lulëzon në çdo stinë Victoria Beckham zgjodhi ngjyrën kafe të shfaqej në kopertinën e Vogue Francë… Ndaj FASHION BOMB iu vjen në ndihmë me disa sugjerime nga tendencat e lindura në pasarelë, të cilat marrin kuptim, kur përqafohen dhe vishen nga ju.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese