Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Revista e shqiptares në Londër ‘i bën fushatë’ Elisa Spiropalit: Grua që frymëzon dhe ka ditur t’i bëjë ballë sulmeve, ka dëshirë të zjarrtë për artin

Shkruar nga Newsbomb

Kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, të gjithë kandidatët për deputet po shfrytëzojnë çdo mundësi për të reklamuar veten e tyre në popullin dhe për të shfaqur anët e tyre “pozitive”

Së fundmi, revista e njohur “Global Woman Club” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë ministres Elisa Spiropali, e cila kandidon në këto zgjedhje në qarkun e Tiranës. “Elisa Spiropali, gruaja që frymëzon” me këtë titull e hap kopertinën e saj revista.

Sipas asaj që publikon vetë Spiropali në Facebook, revista e përshkruan atë si një grua të fortë  në politikë e cila ka ditur ti bëjë ballë sulmeve, kritikave dhe ka arritur të triumfojë. “Global woman Club” është një revistë që drejtohet nga sipërmarrësja shqiptare ne Londër, Mirela Sula.

Shënimi i plotë i Elisa Spiropalit:

Mirënjohje ekipit fantastik të "Global woman Club" për kopertinën me shije dhe fjalët e mira.

"Elisa Spiropali... Gruaja që frymëzon.

Elisa Spiropali e ka treguar veten se është një grua e fortë. Si deputete, si minister, si grua në politikë, ajo ka ditur t’i bëjë ballë sulmeve, kritikave dhe ia ka dal të triumfojë me forcën që e karakterizon. Jemi mësuar ta shikojmë në debate televizive, ku përballet ashpër dhe me argument, ndaj për të, por edhe për publikun një intervistë ndryshe është risi.

Natyrisht që Global Ëoman do të ishte dritarja e duhur për një femër, që tashmë është shndërruar në shembull për politikën shqiptare. Elisa na zbulon se jo gjithmonë ka qenë e lehtë, ka pasur moment dëshpërimi, momente të vështira, por ashtu si ajo shprehet, tanimë nuk ka kthim pas. Nuk ka ngurruar të ndajë me në edhe disa këshilla për rininë shqiptare, që më së shumti janë këshilla jete. Jashtë politikës, ministrja është si çdo grua tjetër, e angazhuar me familjen, fëmijët dhe me një dëshirë të zjarrtë për artin…"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese