Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Reuters për Durrësin: Vendi në karantinë, qytetarët këndojnë e kërcejnë nëpër çati për të ngritur humorin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Media britanike, dhe një nga më të njohurat në të gjithë botën, Reuters, ka shkruajtur për situatën aktuale në qytetin e Durrësit, ndërkohë që i gjithë vendi është nën urdhra izolimi.

“Një grup këngëtarësh lëvizin nëpër lagjet e qytetit bregdetar dhe këndojnë për t’u ngritur humorin banorëve të cilët fillojnë e duartrokasin nëpër ballkone e kërcejnë nëpër çati. Këta këngëtarë mund të jenë njerëzit e vetëm që lejohet të dalin nëpër rrugë e të këndojnë gjatë orarit të izolimit”, shkruan Reuters.

Çdo pasdite para perëndimit të diellit, ata shkojnë në lagje të ndryshme të qytetit të shoqëruar nga policë me megafonë, për të performuar për familjet që janë të mbylluara në shtëpi.

Koncerti i së martës në mbrëmje, i pesti deri më tani, zgjati 90 minuta, ku këngëtarët kryesisht mbanin maska për fytyrën, duke dëgjuar këngët tradicionale në një mikrofon të mbështjellë me plastikë.

Banorët kishin veshur edhe doreza për duart. Disa i thyen rregullat për të dalë jashtë duke kërcyer në rrugë afër pragjeve të shtëpisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img