Tirana
broken clouds
19 ° C
19 °
19 °
59 %
2.6kmh
75 %
Mër
18 °
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
27 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Retail Park, një model i ri i të bërit biznes i Grupit BALFIN pritet të shtrihet në mbarë vendin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi BALFIN do të sjellë së shpejti një investim të ri, që në vetvete është dhe një koncept inovator në të bërin biznes.

I quajtur Retail Park, ky projekt do të përfaqësojë ndërtimin e një godine me funksion tregtar, krahas mjediseve të përbashkëta publike dhe zonave të gjelbëruara.

Korça, qyteti i serenatave dhe kulturës do të jetë ajo që do të ngrejë siparin e këtij modeli biznesi. Pjesë e kësaj qendre tregtare do të jenë 4 brande të njohura për konsumatorin, të cilat janë përzgjedhur me synimin e plotësimit të kërkesave kryesore të përditshmërisë në jetën e konsumatorit me ofrimin e produkteve cilësore në sektorët kryesore si ushqimore, elektronikë, modë, lodra për fëmijë, arredim i brendshëm etj.

Objekti ofron larminë e zgjedhjes së dyqaneve, njësoj si ne atë të qendrave tregtare, por në një ndërtesë me strukturë më të konsoliduar, duke lënë në ketë mënyrë më shumë hapësirë të lirë në shërbim të qytetarëve.

Retail Park përfaqëson gjithashtu investimin e parë të këtij lloji në qytetin e Korçës por njëkohësisht edhe në këtë zonë të Shqipërisë, e cila me gjithë traditat dhe mundësitë që ofron, ka vuajtur për një kohë të gjatë mungesën e investimeve serioze të kësaj kategorie. Projekti për më tepër do te zhvillohet në një zonë ku aktualisht investimet nuk kanë qenë fort të mëdha, me vendndodhje në hyrje të qytetit, pranë terminalit të ri të autobusëve ndër-urbanë. Në këtë mënyrë synohet të hidhen themelet në ri-kualifikimin e krejt zonës, duke bërë që objekti në fjalë të kthehet në një katalizator të vërtetë zhvillimi për të gjithë Korçën.

Ky investim pritet të përfundojë në fillim të vitit 2022 dhe do të jetë vetëm i pari i këtij lloji, pasi modeli i Retail Park do të shtrihet më pas nga Grupi BALFIN edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në Vlorë, Elbasan, Tiranë, e kështu me radhë.

Me përfundimin e projektit dhe bërjen funksionale dhe operative të qendrës, për qytetin e Korçës dhe rrethinat do të krijohen menjëherë 90 vende të reja pune. I vendosur në një sipërfaqe prej 7124 m², struktura e ndërtimit është me konstruksion dhe materiale të lehta, një gërshetim ideal në respektim të natyrës dhe karakteristikave urbane të qytetit. Risia e saj është që vendos nën të njëjtën strehë, krah njëra tjetrës, marka ndër më të njohurat në vend dhe jashtë tij. Pritet që ajo të ndikojë ndjeshëm dhe pozitivisht në zhvillimin e shpejtë të krejt bizneseve të zonës e në të njëjtën kohë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës se qytetarëve, në ato qytete ku mungojnë qendrat tregtare, në mënyrë që ata të mos jenë gjithnjë të detyruar për të udhëtuar drejt kryeqytetit.

Retail Park do të manaxhohet nga ACREM, kompania që menaxhon edhe dy qendrat më të mëdha tregtare në Shqipëri, TEG dhe QTU.

KORCA RETAIL PARK 02
spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img