Ura e Velabishtit pranë qytetit të Beratit i është nënshtruar rikonstruksionit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në facebook shprehet se është shpëtuar nga makinat një perlë e trashëgimisë tonë.
“Del nga llumi e shpëton nga makinat një tjetër perlë e trashëgimisë, Ura e Velabishtit, 1 km nga ura e famshme e Beratit”, shkruan Rama.
Ura e Velabishtit është ndërtuar në mesin e shekullit të 18 nga Ismail Pashë Velabishti, sundimtar i sanxhaqeve të Vlorës dhe Delvinës.