Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga puna që po bëhet për restaurimin e katër kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq.
Puna vijon pa ndërprerje për restaurimin e kishës së e Shën Mërisë, Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Podhromit dhe Shën Pjetrit. Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se shumë shpejt kishat do të kthehen në të vizitueshme për mijëra vizitorë të turizmit historik.
“MIRËMËNGJES ? dhe me punën që po vijon pa u ndalur për restaurimin e katër kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq, kisha e Shën Mërisë, Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Podhromit dhe Shën Pjetrit, të cilat shumë shpejt do të kthehen në të vizitueshme për mijëra vizitorë të turizmit historik, ju uroj një ditë të bukur ?”, shkruan Rama në postimin e tij.