Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

“Resorti në Butrint i kushëririt të Gjiknurit”, reagon sekretari i PS: Nuk kam lidhje! Jo çdokush që ka të njëjtin mbiemër, është djali i xhaxhait tim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Damian Gjiknuri, sekretar i Partisë Socialiste, mohon të ketë lidhje me personin që do të ndërtojë resortin në Butrint. Ai i përgjigjet akuzave të deputetit demokrat Agron Shehaj, i cili sot pretendonte se kushëriri i Gjiknurit kishte marrë nga Rama statusin e investitorit strategjik.

Damian Gjiknuri thotë se jo çdokush që ka të njëjtin mbiemër me të, është automatikisht djali i xhaxhait të tij. “Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë”, shkruan numri dy i PS dhe në të kundërt thotë se Agron Shehaj duhet të mbajë përgjegjësi.

Reagimi i Damian Gjiknurit

E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim.

Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëhere Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit.

Çfarë akuze bëri më herët Agron Shehaj

Pas resortit me 5 yje të Xhaçkës, Rama i jep një pjesë të parkut të Butrintit familjarëve të ish-ministrit Gjiknuri, aktualisht numri 2 i Partisë Socialiste.

Qeveria vazhdon favoret korruptive për ministrat, ish ministrat dhe të afërmit e tyre. Vendimi më i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Edi Rama është dhënia e statusit të investitorit strategjik për “Manastir Resort”.

50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI. Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait të ish-ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Pra gjysma e resortit që përfitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe lehtësirat që të ofron ky status zotërohet nga njerëzit e afërt të Damian Gjiknurit. Por nuk është vetëm ky problemi.

Resorti “Manastir Resort” do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrinit. Pak kohë më parë qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur, pikërisht që aty të ndërtonte resorti kushëriri i Damian Gjiknurit.

Kjo qeveri është kampione e korrupsionit, ndërsa ligji i investimeve strategjike është instrumenti korruptiv përmes të cilit ajo po grabit tokat e bregdetit. I bëj thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për këtë aferë të neveritshme në mënyrë që shqiptarët të mos grabiten nga qeveria dhe zyrtarët e Partisë Socialiste

Më shumë




spot_img








spot_img