Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Reshjet përmirësojnë situatën energjitike në vend, Balluku: Ka prurje, mund të dalim në treg për të shitur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Belinda Balluku dhe Blendi Klosin kanë zhvilliat një inspektim në kantierin e rrugës së re Orikum-Dukat.

E teksa po inspektonin nisën edhe reshjet e shiut, ku Balluku ka dhënë edhe lajmin e mirë se me reshjet ka përmirësim të situatës energjitike dhe të prurjeve në liqenin e Fierzës.

Pjesë nga biseda:

Balluku: Tani, na kapi shiu po nuk na vjen keq me thënë të drejtën.

Rama: Jo. Jo. Shiun mezi e presim. Po atje lart ka shi?

Balluku: Ka shi lart. Ka prurje te konsiderueshme. Ka pasur një shkëputje të reshjeve mbrëmë në darkë, kanë nisur tani në 12 dhe pritet të mbarojnë në 12 të natës. Ka pasur prurje në liqenin e Fierzës, të cilën ne po e konservojmë për të rritur nivelin. Jemi duke shkuar në 268 metra në këto momente. Sa i përket pjesës së Komanit dhe Vaut të Dejës po tregohemi të kujdesshëm, por duhet të shohim si do ta menaxhojmë, pasi prurjet do të jenë edhe gjatë ditës së nesërme dhe do të vazhdojnë deri në datë 23. Duhet te jemi të kujdesshëm për të mos pasur shkarkime. Duhet të shkëmbejmë energji me Kosovën ose do dalim në treg për të shitur.

Më shumë


spot_img








spot_img