Hapësire reklamuese

Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin disa lagje në Lezhë, stuhia dëmton linjat elektrike

Shkruar nga Newsbomb

Stuhia dhe reshjet de dendura të shit, që kanë nisur prej ditës së djeshme kanë përmbytur disa lagje në qytetin e Lezhës.

Reshjet e shiut kanë qenë të dendura dhe për disa orë vendi u pushtua nga një stuhi e forë.

Situata më problematike paraqitet në qytetin e Lezhës, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e prurjeve dhe ujerat kanë dalë në sipërfaqe, në trotuare dhe në akset rrugore.

Më e rënduar është gjendja në lagjen “Besëlidhja” ku niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm duke bllokuar dhe hyrjet e pallateve. Në terren kanë dalë punonjësit e bashkisë të cilët po bëjnë zhbllokimin e pesetave me qëllim evadimin sa me të shpejtë të ujerave.

Moti i keq me stuhi shiu solli probleme dhe me furnizimin me energjie elektrike. Pjesa më e madhe e fshatrave të Lezhës kane qenë pa energji elektrike gjatë natës, ndërsa po punohet në riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.

Permbytje në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë

Permbytje në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese