Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Reshjet e dendura të shiut, ministrja Krifca: Hidrovoret në funksion të plotë, po punohet për…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca njofton mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe se nivelet e lumenjve nuk përbëjnë shqetësim për dalje nga shtrati apo përmbytje.

“Jemi me vëmendje të veçantë e në komunikim intensiv me Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit në ndjekje të situatës së shkaktuar nga shirat në vend.

Deri më tani, nga inspektimet në terren të Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë, rezulton se sasitë e konsiderueshme të reshjeve të rëna gjatë natës dhe që ende po vazhdojnë, kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në infrastrukturën e kullimit (kanalet kulluese dhe kanalet e ujërave të larta), por pa krijuar probleme.

Të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe po punohet për mbajtjen e niveleve normale të ujit, megjithëse kemi rritje të prurjeve të ujit në kolektorët kryesor, që përcjellin ujin tek hidrovoret.

Deri më tani, nivelet e lumenjëve nuk përbëjnë shqetësim për dalje nga shtrati apo përmbytje.

Stafet teknike të Drejtorive të Ujitjes dhe Kullimit janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, kryesisht për të ndërhyrë me eskavator në rast të bllokimit nga papastërtitë e kanaleve kulluese, si dhe po vlerësojnë në mënyrë dinamike nivelet e lumenjëve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”shkruan Krifca në postimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img