Kjo e dielë ka sjellë mot të ftohtë dhe reshje të dendura bore. Burime për mediat bëjnë me dije se reshjet me insistet të lartë ka patur edhe në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Si pasojë janë duke u raportuar dhe problemet e para me qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion 2 borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.
Sakaq, reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër, mrëpo deri më tani bëhet me dije se nuk ka probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.
Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete antirrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim.