Vendi është përfshirë këtë të shtunë nga reshjet e dendura të borës, temperaturat kanë zbritur disa gradë nën minus. Si pasojë e reshjeve janë krijuar një sërë vështirësisht në qarkullimin e mjeteve si dhe rrugë të bllokuara nga dëbora.
Që prej paradites së sotme deri tani aksi Librazhd-Pogradec ka qenë i kalueshëm me një sens lëvizje. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se tashmë ky aks është plotësisht i kalueshëm.
Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin
"Qafë Thanë-Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin", shkruan Balla.