Hapësire reklamuese

Aktualitet

Reshje të dendura dëbore. Izolohet qyteti i Pukës

Shkruar nga Newsbomb

Duket se ditëve plot me diell të shkurtit u ka ardhur fundi.

 Ditën e sotme veriu i vendit është pushtuar nga reshjet e dendura të dëborës të cilat kanë shkaktuar jo pak probleme qarkullimi në qytetin e Pukës.

Sipas raportimeve, situata duket shumë e vështirë në disa fshatra, ku e pakalueshme është rruga rurale e fshatit Kabash, Ukth dhe Qerret i Vogël. Ndërkohë që është përmirësuar situata në Qafën e Qerretit-Qelëz. Si pasojë e reshjeve, trashësia e dëborës i ka kaluar 17 cm.

Në një njoftim të Bashkisë së Pukës, raportohet se nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike dhe se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast emergjence.

Autoritetet kanë marrë masat e nevojshme për të evituar përkeqësimin e situatës dhe shërbimet e emergjencës janë vendosur në gadishmëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese