Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Newsbomb
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtaraka, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershmë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në lartësin mbi 500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 800 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herë në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore -1 deri 5°C
  • në zonat e ulëta 3 deri 11°C
  • në zonat bregdetare 6 deri 11°C

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese