Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për fundjavën

Shkruar nga Newsbomb

Nesër e shtunë (23 dhjetor) moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3ballë.

Ditën e diel (24 dhjetor) moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të larta transparente.

Era do të jetë me drejtim 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Nuk do të mungojë mjegulla e mjegullina në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese