Hapësire reklamuese

Aktualitet

Reshje shiu dhe dëborë në male, mësoni parashikimin e motit për këtë fundjavë

Shkruar nga Newsbomb

Këtë fundjavë si dhe ditën e hënë në Mesdhe do të ketë ndikim të motit të paqendrueshëm. Kështu moti përgjithësisht do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të aktivizohen herëpashere. Ditën e diel e deri të hënën në mesditë reshjet do të jenë në formën e rrebesheve me rrufe kryesisht në veriperëndim të territorit.

Reshjet e dobta të borës do të prekin alpet. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata e vrullshme.

Era e ngrohtë do të sjellë rritje të temperaturave si dhe shkrirje graduale të dëborës. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.