Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

'Republika ka qytetarë të përgjegjshëm si Fahri Balliu', Meta takon në rrugë gazetarin që mban maskën, por vetë nuk e vendos

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta dhe Fahri Balliu

Presidenti Ilir Meta ka takuar në rrugë gazetarin Fahri Balliu, me të cilin ka bërë edhe një foto të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

"Republika ka qytetarë të përgjegjshëm si Fahri Balliu! Kujdesuni për shëndetin tuaj në këto kohë të vështira", shkruan Meta krah fotos.

Por ajo që vihet re është se Meta nuk e ka vendosur maskën mbrojtëse, edhe pse vlerëson gazetarin për mbajtjen e maskës.

Më herët presidenti deklaroi se ishte pro vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës dhe tha se nuk pajtohet me deklaratat e kryetares së LSI Monika Kryemadhi për të mos e mbajtur maskën, por siç duket e ka harruar për një moment.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese