Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Republika e Parë" e Mero Bazes, bën bashkë intelektualë, gazetarë e politikanë nga Prishtina dhe Tirana

Shkruar nga Newsbomb
"Republika e Parë" e Mero Bazes, bën bashkë

Gazetarë e publicistë nga Tirana e Prishtina, intelektualë, por edhe njerëz të politikës ishin prezentë mbrëmjen e djeshme në eventin për prezantimin e librit "Republika e Parë", e gazetarit dhe botuesit Mero Baze.

Libri është botuar nga UET Pres dhe shkrimtari Preç Zogaj, i cili ka bërë edhe parathënien, e cilësoi “Republikën e Parë” një vepër historike dhe publicistike të karakterit madhor. Trajtimi me seriozitet dhe kujdes i një periudhe të pahulumtuar siç duhet, është një kontribut madhor për historinë e Kosovës dhe shqiptarëve.

Leonidha Mërtiri, publicist dhe ish-diplomat i Shqipërisë në Beograd, në kohën e ndryshimeve të mëdha, e konsideroi librin e Mero Bazës, si një dëshmi të nivelit të lartë, pasi lëvizja pacifiste e Rugovës trajtohet me një dimension analize të thellë, pa harruar kontekstin dhe vizionin e kthjellët.

E pikërisht tek vizioni i lëvizjes që drejtoi Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, u ndal dhe Mero Baze në fjalën e tij.

Ka disa dimensione që sot mund ta shikojmë më qartë atë lëvizje, tha ai, duke theksuar se më kryesorja është se LDK-ja, e cila i dha fund një procesi shekullor, kur serbët zgjidhnin apo ndikonin për të zgjedhur përfaqësuesit politikë të shqiptarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese