Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

‘Reporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit’, Tedi Blushi akuzon Ballën: ‘Burime’ të mazhorancës gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tedi Blushi, Këshilltari i Presidentit Ilir Meta ka akuzuar kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën se po servir në media lajmëe të pavërteta nga Komisioni i Venecias.

Blushi u referohet disa lajmeve se Komisioni i Venecias kidhte pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit në lidhje me Presidentin Meta.

Këshilltari i Presidentit u shpreh se fokusi kryesor i Presidentit është përballimi me sukses i situatës së krijuar nga COVID-19.

Ai thotë se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, pasi është i vetmi kryetar i një grupi parlamentar politik në Kuvendin njëpartiak, ndërsa burimet e vërteta thonë të kundërtën e asaj që thotë Balla.

Postimi i Tedi Blushit:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Por fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia.

Me përgjegjësi të plotë sqarojmë se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak.

Burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit. Ndërkohë në Parlamentin holandez është kërkuar të përfshihet si kusht i qartë për Qeverinë shqiptare: zbatimi i rekomandimeve të opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje”, përveç 9 kushteve të Bundestagut. Në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

Presidenti Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i Tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img