Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Reportazhi i kanabisit në RAI 3, reagon Lleshaj: Kjo gazetari pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë

spot_img

Lajme të ngjashëm

67106061460d7a8325cb5a23e6706e90

Ministri i Brendshëm Sandër Lleashaj ka reaguar në lidhje me reportazhin e transmetuar në televizionin italian RAI 3 ku thuhej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1,200 për qind krahasuar me një vit më parë.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Lleshaj e ka konsideruar këtë si një tjetër rast që media italiane “bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri”.

Sipas ministrit të brendshëm kjo gazetari të cilën e cilëson ‘sensacionale dhe të pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë’.

Postimi i Sandër Lleshaj:

Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!

Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.

Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img