Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

Reportazh/ Ritet pagane dalin nga tuneli i Qafës së Skërficës, përfundon me sukses edicioni i 6-të i Festivalit të Riteve Gjirokastër 2022

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfundon me sukses të plotë edicionit të 6-të i Festivalit të Riteve Gjirokastër 2022, një veprimtari kulturore, foklorike dhe tipologjike që organizohet Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Gjirokastër, nën kujdesin e drejtpërdrejt të ministres Elva Margariti dhe kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, Në programin e Festivalit të Riteve – Gjirokastër-2022 u përfshinë dhe performuan 12 grupe foklorike me rreth 100 artistë popullor interpretues të përgjedhura nga një grup ekspertësh të tnjohur të rashëgimisë kulturore. Sipas drejtorit të festivalit Engjëll Serjani, ashtu si edicionet e mëparshme, Festivali i Riteve 2022, i përmbahet qëllimit dhe objektivit të përhershëm të tij ruajtjes së trashëgimisë së kulturore që mbarit ritet e lashta shqiptare, ndikimit të tyre në zhvillimin e turizmit të qëndrushëm kulturor dhe foklorik në bashkinë dhe qarkun e Gjirokastrës, si dhe zhvillimin e isopolifonisë si vlerë unikale e kulturës botërore të mbrojtur nga UNESCO.

“Ndryshe nga pesë edicionet e mëparshme që janë organizuar në mjediset e hapura të Parkut Arkeologjik të Antigonesë, edicioni i gjashtë është organizuar për herë të parë në mjediset e hapura përpara tunelit të Qafës së Skërficës në ditën e çeljes dhe përurimit të rrugës së re automobilistike Kardhiq – Delvinë dhe në prezencë të kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama“, deklaron drejtori i festivalit Engjëll Serjani pas përfundimit të kësaj veprimtarie. Sipas tij, ky organizim i ri është bërë me synimin që festivali të tërheqë vëmendjen e turistëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj për këtë vepër infrastrukturore kombëtare, si vlerë të shtuar e turizmit që shkurton mjaft kohën e udhërimit drejt bregdetit të rivjerës shqiptare, Sarandës, Ksamilit, Butrintit, Lukovës, etj. dhe anasjelltas, të turistëve që vinë nga Korfuzi, apo që zbresin më kroçere në portin e Sarandës dhe që duan të vizitojnë Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin. Zhvillimi i këtij eventi në këtë pjesë të Labërisë, nënvizon drejtori Serjani, i shërben njëkohësisht edhe promovimit të vlerave kulturore historike të kësaj zone si  Manastiri i Cepos, Spellat Eremite të Plesatit, Kalaja e Kardhiqit, Kalaja e Zhulatit, monumentet e natyrës si Mbretet e Kardhiqit, Pyjet e Prongjisë, zona natyrore e mbrojtur e Pyllit të Piksit, Guri i Gjatë i Zhulatit, etj.

albsig

Grupet interpretuese nga vise të ndryshme të Shqipërisë, sollën në festivalin e vetëm të riteve pagane, disa vlera të rralla të këtyre riteve, këngëve, valleve dhe lodrave rituale të popullit shqiptar nga Tirana, Elbasani, Kuçova, Mallakastra, Përmeti. Tepelena, Gjirokastra e Libohova dhe krahina të njohura për foklorin e tyre burimor si: Kërraba, Kozara, Salaria, Lunxhëria, Antigonea, Libohova, Kardhiqi, Picari, etj. “Edicioni i gjashtë i festivalit të riteve u vlerësua jashtëzakonisht edhe për pjesëmarrjen dhe interpretimin nga disa prej bartësve të njohura që konsiderohen dhe ikona të interpretimit të foklorit, si: Arjan Shehu dhe Juli Çenko të grupit “Ergjeria“, Guri Rrokaj i grupit të Aranitasit, Angjelina Rustemi e Koço Vasili të “Ansamblit Lunxhëria“, Pranvera Hida dhe Xhevahir Sinani të grupit polifonik të Libohovës, Eli Zhulati interpretuese e riteve gjirokastrite, Metlli Memushi dhe Tefta Shaha të grupit polifonik “Djemtë e Tepelenës“, Kapllan Bici dhe Kadri Likrama të grupit të Kërrabës,  valltarëve Elsajev Sulovari dhe Gezmir Suli të grupit foklorik të Kozarës.

“Përzgjedhja e repertorit të riteve, këngëve dhe lojnave popullore të paraqitura në koncertin përfundimtar të festivalit, janë produkt i një pune hulumtuese e plot pasion të një grupi të njohur ekspertësh të foklorit, të cilët u kujdesën për të ruajtur karakterin tipologjik të festivalit. Ekspertë me eksperiencë të foklorit burimor si: Koço Vasili, Ilir Selba, Nderim Marra, Shkëlqim Guçe, Astrit Ismali, Arjan Çano, Agron Hima, Eli Zhulati u kujdesën që materiali i selektuar të ishte autentik, i ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi në gjirin e komuniteteve prej nga ishin hulumtuar dhe përzgjedhur“, thotë udhëheqësi artistik i festivalit, moderatori Kudret Aliko.  Sipas tij, disa rite dhe këngë rituale u paraqitën për herë të parë dhe në versione orgjinale, sipas ngjyrimeve krahinore që ato kanë marrë në periudha të ndryshme historike. Për moderatorin Kudret Aliko, pjesët më kulmore dhe më të pëlqyera nga publiku ishin “riti sorkadhes“ interpretuar nga grupi i Kozarës, “riti i lojës me këmborë e çokane“ interpretuar nga grupit i fëmijëve të “Asim Zenelit“, “riti i yshtjes“ interpretuar nga Eli Zhulati, këngët rituale baritore interpretuar nga Guri Rrokaj, “riti i nuses në krua“ i grupit të Lunxhërisë, ritet e llazorëve, dordolecit dhe virgjëreshës me motivet e krahinës së Kërrabës, “riti i lindjes së djalit“ interpretuar nga Arjan Shehu dhe Juli Çenko, si dhe disa pjesëza rituale të dasmës labe të ndërthurura me humorin e stilit të njohur lab “hidh e prit“ të  interpretuar nga grupi polifonik i vajzave Kardhiq-Picar.

Drejtor i këtij festivali, gazetari i njohur Engjëll Serjani, në mbyllje të këtij edicioni të gjashtë falenderoi stafin e realizimit të tij me regjisor, moderator dhe udhëheqës artistic Kudret Aliko, dhe koordinatorët, Blerin Kore, Esmeralda Llogo Janora, Gentiana Lili Brahimi, Rezarta Gozhita Aliko, Arlinda Shehu dhe Floriana Asllanaj, të cilët koontriubuan në kurorëzimin me sukses të plotë të kësaj veprimtarie me vlera për ruajtjen dhe transmetimin nga brezi në brez të riteve të lashta shqiptare.

Megi Loloç

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img