Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Replikuan me njëri tjetrin në Kongresin e PS-së, Ulsi Manja publikon foton me Bledi Çuçin: I dhamë fund “luftës së ftohtë”!

Shkruar nga Newsbomb
Replikuan me njëri tjetrin në Kongresin e PS-së, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ministri Brendshëm Bledi Çuçi replikuan me nëjri tjetrin gjatë Kongresit të sotëm të Partisë Socialiste.

Çuçi i tha Manjës se foli sikur ishte anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe ia bëri të qartë se PS në Berat është më e organizuar se ajo në Dibër, ndërkohë që ministri i Drejtësisë replikoi duke i thënë se PS e Beratit ka organizim të mirë për shkak të Blendi Klosit, duke ia atribuuar atij meritat për fitoren e PS në këtë qark, pavarësisht se në Berat drejtues politik është ministri Çuçi.

Por pas Kongresit duket se dy ministrat i kanë zgjidhur “mosmarrëveshjet”, pasi Ulsi Manja ka pyblikuar një foto krah kolegut të tij, teksa shkruan se i kanë dhënë fund “luftës së ftohtë”.

Me Bledin pas Kongresit,ku i dhamë fund “luftës së ftohtë”, shkruan Manja krah fotos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed