Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Replikat Bushati-Blushi/ Deputeti-ministrit: Bisedat e tua me Pandin nuk mund të eksitojnë vendet e NATO

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0a45d77c2a892ff4f3e2c64c0884af28

Deputeti Ben Blushi është përfshirë në replika me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për situatën ku gjendet diplomacia shqiptare, që sipas kreut të LIBRA-s po tregohet e paaftë për të menaxhuar tensionin e krijuar në rajon.

“Dole këtu Ditmir dhe na fole për Berishën dhe Pandin (Majko). Fole për bisedat me Pandin për çështjen e krijuar në veri të Kosovës, por kjo nuk mund të konsiderohet punë. Se çfarë bisedash bën ti me Pandin, nuk mund të eksitojnë vendet e NATO-s për të reaguar”, iu përgjigj Blushi kritikës së Bushatit për mungesë informacioni.

Por, ministri është ngritur sërish dhe nga foltorja ka numëruar të gjitha iniciativat e fundit të Tiranës që sipas tij kanë ndryshuar boshtin në Ballkan në favor të shqiptarëve. Bushati foli për një reagim në “botën digjitale”, duke iu referuar postimeve në Facebook dhe Twitter, për arrestimin e Ramush Haradinajt, murin në Mitorivcë dhe trenin provokues.

Megjithatë, Blushi ka kërkuar një qëndrim zyrtar të Tiranës për çështjen e Kosovës dhe diplomacia të mos mjaftohet me postime në rrjetet sociale.

Lexo edhe: Ben Blushi paralajmëron BE dhe Serbinë: Nëse ndahet veriu, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img