Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Reperi Noizy përkrah publikisht fushatën e drejtuar nga Veliaj në Tiranë: Është koha të ecim përpara

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet për t’u admiruar, duhet të ecim përpara!” 

Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit edhe si Noizy, i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për pubikun është shfaqur përkrah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili drejton të gjithë fushatën e PS së qarkut të Tiranës në një prej takimeve elektorale të zhvilluara në Kavajë. Reperi i famshëm ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të ndalojë, as të kthehet mbrapsht, por duhet të vazhdojë përpara në rrugën e shtruar në këto 8 vite nga socialistët, teksa nuk e ka fshehur mbështetjen edhe personale ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

“Është koha që të ecim përpara! Nuk kemi mundësinë ne si shqiptarë të kthehemi mbrapa. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat më kryesore që duhet të mbështesim. Siç e tha edhe Lali Eri që duhet të punojmë fort, duhet të kemi vetëm pozitivitet në jetën tonë. Unë kam pasur mbështetje jo vetëm nga ana politike, por edhe si shok dhe prandaj kam ardhur sot këtu ta suportoj. T’i them që, ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet kanë qenë me të vërtetë për t’u admiruar, diçka që Shqipëria ka pasur nevojë faktikisht. Uroj që ta fitoni, sepse siç e thashë, mbrapa nuk mund të shkojmë. Është koha për të ecur vetëm më përpara dhe këtë mund ta bëni mirë vetëm ju. Paçi fat dhe ju faleminderit të gjithëve që e suportoni mikun tim, shokun tim Erionin,” u shpreh ylli i repit Rigels Rajku.

Kryebashkiaku Veliaj, duke vlerësuar për mbshtetjen edhe publike që po i jep Partisë Socialiste u shpreh se Noizy është produkt i artistëve që ia kanë dalë vetë në jetë.

“Është produkt i atij që ia del vetë, i atij që shkon në emigracion, i atij që punon fort, i atij që frymëzon njerëz, i atij që nuk dorëzohet kurrë,” tha Veliaj duke e ciësuar një shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë se në Shqipëri po të punosh cdo ditë dhe të mos dorëzohesh, mund t’ia dalësh dhe të kesh një histori suksesi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img