Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Renis Gjoka sfidon nga Drimadhes, koncert në 1 të drekës: Kemi mijëra euro humbje! Kjo është paaftësi

Lajme të ngjashëm

“Virusi vjen n’8 t darkës, ne na vjen zëri n’1 t drekës.
Të shtunën. Drymades. ora 13:00”.

Kështu njofton koncertin e tij këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka pas vendimit që ndaloi muzikën pas orës 20:00.

Këngëtari e ka quajtur paaftësi vendimin e qeverisë për të mbyllur jetën e natës.

Gjoka, baba i një vajze të vogël, thotë se ka mijëra euro humbje nga kjo periudhë pushimi.

“Kjo është paaftësi. Në rastin më të mirë është një rënie shkurt e muhabetit, s’duan t’ia dinë që këtu ka jo vetëm një rrjet artistësh, por një zinxhir të gjatë punonjësish.

Unë jam koshient, nuk jemi injorantë, ne e jetojmë situatën por nuk është kështu. Nuk ka sens, nuk është diskutimi që po vdesin njerëzit. Nëse po vdesin njerëzit pse hapet transporti publik? Ka humbje të pallogaritshme. Jemi 4 muaj pushim. S’është vetëm halli i verës. problemi është që kur s’na lejohet të këndojmë në ambiente të hapura si mund të pretendohet që në shtator-tetor të na lenë të këndojmë në ambiente të mbyllura?

Unë përllogaris me mijëra euro humbje. Nuk ka sens. Nuk është e drejtë. nuk po mbyllen kategri të tjera, mbyllemi ne”, tha Gjoka për News 24.

109722645_10221808792196488_7090867708107118642_o_1.jpg


Më shumë