Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Rënie gurësh dhe dëborë, ARRSH njofton shoferët: Të gjitha akset janë të hapura, tregoni kujdes dhe përdorni goma dimri

spot_img

Lajme të ngjashëm

ARRSH njofton të gjithë shoferët se duhet të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë në këto ditë me reshje, si dhe të përdorin goma dimri. Në disa akse ka pasur gjatë natës rënie gurësh dhe në të tjera reshje dëbore, por të gjitha rrugët janë të hapura.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Sipas Autoritetit Rrugor, kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit.

Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.

Më shumë




spot_img








spot_img