Hapësire reklamuese

Aktualitet

RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle “blic” në lokale dhe banesa, në shënjestër personat e armatosur dhe ata në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle “blic” në lokale dhe

Forcat Speciale të RENEA-s kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku po zhvillojnë kontrolle “blic në banesa dhe lokale dhe në zonat “problematike” të qytetit.

Qëllimi i këtij operacioni është kapja e përsonave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë ose me lëndë narkotike. Në kuadër të këtij aksioni janë shoqëruar disa persona në Polici, ndërsa operacioni do të vijojë gjatë gjithë mbrëmjes.

Kujtojmë se ditën e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi një takim me drejtorët e Departamenteve dhe Drejtorët Vendorë të Policisë, ku i porositi për kontrolle në territor, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në vend.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.