Deri në këto momente, 4 orë pas nisjes së zjarrit në qendrën tregtare, raportohet për 40 persona të evakuar nga forcat e zjarrfikëses të cilët po trajtohen në spital. Nga informacionet brenda spitalit të Lushnjës, 10 persona janë në terapi observative.
Pamje nga brenda spitalit te Lushnjes
Në ndihmë të zjarrfikësve dhe të policisë ndodhen edhe forcat Renea, të cilët nxorën dy fëmijë që ishin të izoluar dhe që kishin dalë në tarracë nga frika.
Lexo edhe: Përkeqësohet zjarri në qendrën tregtare, zjarrfikëset e Tiranës nisen drejt Lushnjes
Zjarri i rënë fillimisht në katin e dytë, të tretë dhe të katërt në qendrën tregtare Metropol në Lushnje është përhapur edhe në banesat që ndodheshin në katet e mësipërme të pallatit 12 katësh.
Për shkak se forcat zjarrfikëase nuk kanë mundur që të vënë nën kontroll situatën, ka mbërritur një helikopter për të ndërhyrë.
Helikopteri ne ndihme te zjarrfikeses ne Lushnje
Lexo edhe: Qendra tregtare në Lushnjë përfshihet nga flakët, evakuohen klientët dhe punonjësit
Lexo edhe: Shtëllungat e tymit mbulojnë Lushnjën, qytetarët evakuohen me vinç nga “Metropoli”