RENEA rrethon Talo Çelën në Peqin? Dyshohet se është fshehur pranë burgut

Publikuar tek: aktualitet, më 22:14 11-08-2020 RENEA rrethon Talo Çelën në Peqin? Dyshohet se është fshehur pranë burgut Foto montazh - Talo Çela (në qendër)

Aksioni i RENEA që është duke u zhvilluar në qytetin e Peqinit, duket se ka për qëllim kapjen e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, Talo Çela.

Forca të shumta speciale kanë zbarkuar sot në Peqin, duke rrethuar një zonë pranë burgut, ku dyshohet se qëndron i fshehur Talo Çela.

Çela, 49-vjeç, me origjinë nga Elbasani, është shpallur në kërkim në vitin 2019 si i dyshuar në pjesëmarrjen e grabitjes famëkeqe të 6.2 milion eurove në Aeroportin e Rinasit.

Por Çela është shpallur në kërkim edhe për vrasjen e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj, në 27 prillin e këtij viti në Durrës. Dyshohet se Çela kishte konflikt me dy vëllezërit pasi u kishte lënë atyre një shumë parash për t’i ruajtur, por që nuk ia kthyen më.

Kujtojmë se më herët, për arrestimin e Talo Çelës kanë dështuar tre operacione.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01020884513855
array(1) { ["section"]=> string(79) "renea-rrethon-talo-celen-ne-peqin-dyshohet-se-eshte-fshehur-prane-burgut-216848" }